Opinion.al ka mundur të zbulojë pagesën që Partia Demokratike ka bërë për strategun Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është 1.4 milionë euro.
Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve.
“Sherifi” LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej.
Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Rama.



	    	
		    
















