Një prej zonave më të bukura të Shqipërisë dhe njëkohësisht më të panjohura. Pak e dinë që liqeni i Shkodrës ka një zonë të tërë të mbuluar me zambakë të verdhë e të bardhë uji. Është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë që gjenden në një pellg ku ndërthuren dy lumenj, liqene, mali dhe pak më tutje, deti.
Zonat më të bukura të Shkodrës, rrethinat e saj që fokusohet në hyrjen e liqenit të Shkodrës, në fshatin Zogaj, në Shirokë, në një nga tavernat e famshme dhe Xhamia e Plumbit e rikonstruktuar në Urën e Mesit. Dyqani më i madh dhe më i bukur për maskat veneciane dhe Syri i Sheganit, një nga perlat e panjohura me pamje të jashtëzakonshme, ujë 5 gradë Celsius dhe që lidhet me një kanal të vogël me liqenin e Shkodrës.
	    	
		    
















