Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij, Andi Skënderi, ku pritet t’i komunikohet akuza për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
E pandehur për këtë çështje është marrë të premten edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Innfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Pasi thirrjes së Ballukut, SPAK deklaroi se zëvendëskryeministrja akuzohej për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë.

















