Është vënë në pranga Marius Xhepa, i cili dyshohet se ka djegur dy automjete dhe ka grabitur disa banesa në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;
-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

















