Enea Busukja inspektor i Hetimit Tatimor në Shkodër ka dëshmuar para bluve se nuk ka konflikte me asnjë pas atentati që i bënë një ditë më parë në lagjen “Ndoc Mazi”.
Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi i tritolit ka ndodhur sapo ai ka ndezur automjetin. Busukja është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.
Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së eksplozivit.
Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.

















