Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

2025/10/28 at 2:54 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh i gatshëm për t’u ulur me Edi Ramën e për të prekur ligjin themeltar të shtetit, që kërkon minimalisht 94 vota, 11 më shumë seç Rama ka PS për të ulur nurmin e deputetëve.

“Ka dhe një mendim të kahershëm, është i 25-30 viteve më parë që vendi të bëhet me 2 dhoma. Dhoma e lartë e senatit, dhe ajo e parlamentit. Jam dakord me këtë se sado pak, po në qoftë se e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, po si një institucion frenues, atëherë i bën një të mirë vendit. Kur një mazhorancë, senati është i dobishëm.

Shqipëria në rast se ngre një senat, pa diskutim që duhet të pakësohet numri i deputetëve. Për zvogëlimin e bashkive nuk jemi dakord. Ne kemi vendosur një kusht që kemi pranuar. Në komisionin për Zgjedhoren të jetë ODHIR, dhe në Territorialen të jetë ekspertët e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Evropës. Nëse është problemi për të përcaktuar senatin e republikës në Kushtetutë, jam gati të ulem. Mendoj se është institucion i dobishëm. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë”, tha Berisha.

Kjo kërkesë, e artikuluar edhe më herët nga opozita në 2020 është kundërshtuar nga socialistët asokohe, por mund të jetë kushti për të pranuar uljen e numrit të deputetëve siç Rama ka kërkuar.

Emrat për anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pritet të depozitohen zyrtarisht këtë javë nga palët politike. Bashkë-kryetarët e saj me gjasë, do të jenë sërish të njëjtët, me Damian Gjiknurin tashmë të konfirmuar nga socialistët dhe Oerd Bylykbashin.

Komisioni, i ngritur zyrtarisht me 113 vota pro, do të ketë bashkëdrejtues me të drejtë vetoje, me numër të barabartë anëtarësh pozitë-opozitë dhe ekspertizë ndërkombëtare.

Karriget janë të ndara 7 për PD-në, 7 për PS si dhe nga një vend me të drejtë vote për 2 partitë e Tom Doshit dhe Agron Shehajt. Edhe partitë e tjera mund të marrin pjesë në komision, por pa të drejtë vote.

Ju sugjerojmë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Para
Ilir Meta: Qëllimi i PL-së, të çlirojë administratën nga korrupsioni

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia

Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar

Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar

Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com