Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

2025/10/27 at 9:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

Edhe mëngjesin e sotëm, qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erëra të forta.

Pas orës 08:00, reshjet e shiut janë ndërprerë, por në disa akse rrugore rurale dhe kombëtare janë shënuar rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, disa rrugë rurale të fshatrave të Kukësit, si Lojme, Bele, Cërnalevë, Oreshkë, Zapot, Orgjost, Nimçë etj., kanë pësuar dëmtime për shkak të shembjeve të dherave.

Ndërkohë, në akset kombëtare Kukës–Bushticë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë dhe Fierëz, ka prezencë të gurëve të rënë në rrugë.

Disa fshatra të zonave të thella të Kukësit vijojnë të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Megjithatë, reshjet e shiut kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të situatës hidrike në Liqenin e Kukësit, si rezultat i rritjes së ndjeshme të prurjeve në lumenjtë Drini i Zi, Drini i Bardhë dhe lumi Luma.

Rrënojat e Kukësit të Vjetër, që ndodhen në këtë basen, tashmë janë mbuluar nga uji. Pamjet tregojnë se niveli i ujit po rritet me disa metra në ditë, duke i dhënë një frymëmarrje prodhimit të energjisë elektrike në vend, pas periudhës së thatësirës së tejzgjatur.

Situata në Qarkun Kukës deri më tani:

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.

Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Nga subjektet kontaktore është punuar gjatë gjithë ditës për pastrimin dhe mbajtjen e tyre funksionale.

  • Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
  • Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
  • I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç, Nj. Adm Zapod, Topojan, Shishtavec, Kolsh Surroj dhe Malzi bashkia Kukës, Nj. Adm Llugaj dhe fshati Pac Nj. Adm. Bytyç bashkia Tropojë dhe Nj. Adm Golaj bashkia Has.
  • Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Ju sugjerojmë

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit
Aktualitet

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit

27 Tetor, 2025 3:01 pm
Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore
Aktualitet

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

27 Tetor, 2025 2:20 pm
Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
Aktualitet

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

27 Tetor, 2025 2:12 pm
Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm
Aktualitet

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

27 Tetor, 2025 2:10 pm
Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
Kronikë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

27 Tetor, 2025 1:23 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
Bota

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

27 Tetor, 2025 12:38 pm
Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Bota

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

27 Tetor, 2025 11:59 am
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

TE FUNDIT

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit
27 Tetor, 2025

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një foto përkrah ish-ministrit të Infrastrukturës së...

Lexo më shumë

Trump godet Putin: Të bëjë paqe, jo të testojë raketa bërthamore

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
27 Tetor, 2025

Vladimir Putin aktivizon ushtrinë për të mbrojtur Kremlinin. Është ky imazhi që po bën xhiron e rrjetit, ndërsa Ukraina ka...

Lexo më shumë

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsan Çela iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj në lidhje për krimet zgjedhore. Çela...

Lexo më shumë

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar për të dytën herë bilancin e punës së kryer nga Prokuroria e Përgjithshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com