Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite.
Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë zonave malore hera herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje.
Në Alpe priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

















