Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një tur pesëditor në Azi. Malajzia ishte vendi i pari ku Trump mbërriti, teksa në aeroport, e pritën zyrtarë vendas.
Por Trump nisi të kërcejë në tapetin e kuq, ku përballë tij ndodheshin disa fëmijë, të cilët po bënin një koreografi. Turi në Azi i Trump mund të përfshijë një takim me liderin e Phenianit, Kim Jong Un.
Trump pritet të mbërrijë në Korenë e Jugut të mërkurën për Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC).

















