Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

2025/10/24 at 11:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

Çmimet globale të naftës u rritën me 5% pas sanksioneve që Presidenti amerikan Donald Trump vendosi kundër 2 gjigandëve të naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil. Të dyja së bashku ato përbëjnë më shumë se 5% të prodhimit botëror të naftës.

Kompanitë shtetërore kineze dhe indiane, shtete tek të cilat Moska ka orientuar tregtinë pas sanksioneve perëndimore, pezulluan përkohësisht blerjet e naftës detare ruse, për shkak të masave ndëshkuese amerikane. Rafineritë në Indi, blerësi më i madh i naftës detare të Moskës, do të reduktojnë ndjeshëm importet, sipas burimeve të industrisë. Putin iu përgjigj me tone sfiduese lëvizjes së homologut amerikan Donald Trump. Duke i cilësuar sanksionet si akt jomiqësor, ai tha se ato nuk do të preknin në mënyrë të rëndësishme ekonominë ruse, ndërsa paralajmëroi se çmimet e naftës do të rriteshin duke sjellë probleme edhe për vende si SHBA.

Megjithatë, Putin shtoi se Rusia dëshiron të vijojë dialogun me SHBA: “Presidenti amerikan vendosi të anulojë ose shtyjë takimin në Budapest. Me gjasë, ai po flet për një shtyrje të tij. Çfarë mund të them. Dialogu është gjithmonë më mirë se çdo konfrontim, çdo mosmarrëveshje e veçanërisht lufta. Sanksionet janë një përpjekje për t’i bërë presion Rusisë. Por, asnjë vend që ka respekt për veten nuk vendos asgjë nën presion”. 

I pyetur mbi komentet e Putinit se sanksionet nuk do të kenë impakt të rëndësishëm, Trump tha se i vinte mirë që mendonte kështu, por se duhej të fliste pas 6 muajve.

Teksa Ukraina vijon thirrjet për sigurimin e raketave me rreze të gjatë nga SHBA dhe aleatët europianë, Putin paralajmëroi se reagimi i Moskës ndaj sulmeve të mundshme në thellësi të Rusisë do të ishte shumë serioz, për të mos thënë shkatërrues.

Liderët e BE u dakordësuan të enjten për të përmbushur nevojat urgjente financiare të Ukrainës për 2 vitet në vijim, por nuk patën marrëveshje për të lejuar përdorimin e aseteve të ngrira të Rusisë për këtë qëllim.

Belgjika ngriti shqetësimet mbi një lëvizje të tillë pasi Moska paralajmëroi me përgjigje të dhimbshme. Ndërkohë, Presidenti ukrainas mirëpriti sanksionet e reja si një hap i rëndësishëm, por tha se më shumë presion do të nevojitej ndaj Moskës që ajo të pranonte armëpushimin.

Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin

TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com