Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit rus me armët e saj, por deri tani nuk ka përdorur armët amerikane me rreze të gjatë për të goditur objektiva të caktuara në Rusi.
Në një deklaratë për mediat, lideri ukrainas theksoi gjithashtu se Ukraina ka vendosur sanksione ndaj sektorit energjetik rus dhe se nuk do të ketë takime ndërkombëtare në Hungari pa praninë e Ukrainës.
Teksa ka folur për përdorimin e raketave Tomahawk, ai shtoi se këto armë “ende nuk janë përdorur”, duke nënkuptuar se ato janë në rezervë për momentin.
“Ky është rezultati deri më tani dhe mendoj se nuk është keq”, tha presidenti ukrainas, duke reflektuar për avancimet dhe sfidat në konfliktin e vazhdueshëm.
Prej nisjes së luftës në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, Moska është fokusuar në kapjen e gjithë rajonit lindor ukrainas Donbas, i cili përfshin territoret e Donetsk dhe Luhansk.
Në bisedën më të fundit telefonike, lideri rus, Vladimir Putin, raportohet t’i ketë thënë presidentit amerikan, Donald Trump, se Ukraina duhet të heqë dorë nga disa pjesë të rajonit të Donjeckut, si “kusht për përfundimin e luftës”.

















