Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

2025/10/23 at 10:07 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga SPAK për zgjedhjet. Korreshin në komisionin e ligjeve, pyeti edhe kreun e SPAK Altin Dumani nëse kishte dijeni për këtë pajisje, por nuk mori një përgjigje të qartë.


Në lidhje më këtë pajisje, Korreshi foli në emisionin “Opionin”, ku tha se pajisja është marrë për të bllokuar Tik-Tok, por më pas përgjoi SMS dhe telefonatat e task-forcës . Sipas deputetit, pajisja ishte e montuar te AKEP.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Korreshi nga ishte ky informacion, nga e more?

Saimir Korreshi: Po tregova burimin nuk marr dot informacione të tjera.

Blendi Fevziu: A jo burimin mos ma thuaj, po ma sill pak rrotull.

Saimir Korreshi: Pjesë e gazetarisë është, por më impresionoi me thënë të drejtën ajo se çfarë më shkruan, kështu që drejtova atë pyetje.

Blendi Fevziu: Për çfarë bëhet fjalë?

Saimir Korreshi: Ajo pajisje, është një DPI e cila ka shërbyer fillimisht për të mbyllur TikTok-un, por informacionet që unë kam ajo ka shërbyer për të përgjuar Task Forcë-n e ngritur nga SPAK për periudhën zgjedhore mars-prill-maj.

Blendi Fevziu: Kush e operonte pajisjen?

Saimir Korreshi: Ajo pajisje ishte vendosur pranë AKEP-it.

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që ka qenë punonjësit e AKEP-it që kanë operuar këtë pajisje dhe kanë përgjuar Task-Forcën e SPAK-ut?

Saimir Korreshi: Tamam-taman këtë nuk di ta them. Por, ju e dini se çfarë është bërë me serverat e tatimeve. Siç hyhet tek tatimet njerëz të paautorizuar, mund të ketë edhe te AKEP-i. Me sa më informuar çdo telefon, celular, apo kompjuter që punonte me rrjetin shqiptar, ëi-fi apo ndonjë kompani telefonike, mund të arrinte që të përgjohej gjithçka me këtë pajisje.

Blendi Fevziu: Çdo gjë do të thotë vetëm përmbajtja apo edhe identifikimi?

Saimir Korreshi: Unë nuk jam ekspert teknike, nuk jam i fushës. Sa i përket mesazheve të shkruara të shkruara në kohë reale, kurse videocall dhe telefonatat kishin një procedurë më të gjatë, por që edhe ato përgjoheshin. Pyetja ime e dytë që u bë ishte a ishin ndjerë të kërcënuar prokurorët e SPAK?! SPAK ka pasur informatorë brenda grupeve kriminale që merreshin me zgjedhjet, janë zbuluar ata që jepnin informacion, pasi përgjoheshin. Për mua është një nga gjërat më të rënda, sepse janë sabotuar të gjitha operacionet e SPAK.



Ju sugjerojmë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
Para
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

Horoskopi, 7 shtator 2023

Horoskopi, 24 tetor 2025

Si parashikohet moti këtë të premte
















TE FUNDIT

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
24 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Krujë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
24 Tetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Policia...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
24 Tetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com