Ngjarja më e madhe ndërkombëtare e vitit ka qenë vendosja e një paqeje të përkohshme në Gaza. Pretendohet të jetë një paqe afatgjatë që i jep zgjidhje konfliktit në Lindjen e Mesme, e cila sipas Trump i jep fund 3000 viteve trazira. Deri tani, prej më shumë se 72 orësh, në Gaza ka qetësi. nuk ka bombardime, as trupa izraelite dhe një pjesë e popullatës ka nisur të kthehet në rrënojat.
Pengjet e mbetura izraelite janë kthyer mbrapsht për t’u bashkuar me familjet e tyre, pritet edhe transferimi i trupave të atyre që kanë humbur jetën. Lajmi pretendohej se mund të sillte një çmim Nobel për Paqen për Trump, i cili i shkoi lideres së opozitës venezueliane. Pikëpyetja më e madhe është sa mund të zgjasë ky armëpushim? A do të jetë fillimi i një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit në Lindjen e Mesme?
Të ftuar: Gerta Zaimi, Enita Mema, Fitim Zekthi, Nikola Kedhi, Sokol Nako
Në lidhje nga Haga: Berat Buzhala