Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës.
Ministria Franceze e Kulturës njoftoi lajmin, ndërsa mediat vendase bëjnë me dije se janë grabitur 9 bizhuteri të Napoleonit dhe Penrandoreshës. Sipas burimeve locale, vjedhja u konstatua pas hapjes së muzeut në mëngjes.
“Një grabitje ndodhi këtë mëngjes në hapje të muzeut,” shkroi në Twitter ministrja Rachida Dati. “Askush nuk u lëndua. Unë jam në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe policinë. Hetimi është duke vazhduar.”/Opinion.al