Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese dokumentacionin për shkarkimin e Erion Veliaj.
Në dokumentet që Këshillimi i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese përfshihen propozimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt apo dokumenti që Prefekti i Tiranës i ka dërguar Këshillit të Ministrave për propozimin për shkarkim.
Dokumentacionit të dërguar në Kushtetuese i është bashkëngjitur edhe vendimi i shkarkimit nga Qeveria që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si edhe pr.vendimi për shkarkimin në të cilin parashtrohen edhe argumentet që ka përdorur qeveria për të shkarkuar Veliajn nga detyra.
Sipas qeverisë ky ishte një akt formal, pasi shkarkimi i Erion Veliajt është iniciuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, për shkak se Veliaj nuk u paraqit 3 muaj në detyrë për shkak të masës arrest me burg që prej datës 10 shkurt.

















