Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Rripin e Gazës, pasi janë liruar nga burgjet izraelite në kuadër të marrëveshjes për armëpushim.
Gazetarë të agjencisë Associated Press raportojnë se kanë parë autobusë që transportonin të burgosurit e liruar drejt spitalit “Nasser” në qytetin jugor Khan Younis, ku turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për t’i pritur.
Të burgosurit u liruan këtë mëngjes si pjesë e marrëveshjes, e cila përfshinte gjithashtu edhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.