Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar në lidhje me gjetjet e OLAF për fondet IPARD.
Pas diskutimeve, nuk u arrit dakordësi mes grupeve parlamentare për përfshirjen e kërkesës në rendin e ditës.
Ndërkohë, shqyrtimi i dy kërkesave të Partisë Socialiste për ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale u shty për mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve.
Seanca nisi me mbajtjen e një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit dy ditë më parë.