Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim i fortë me tritol.
Nga të dhënat e para raportohet se një person është gjetur i vdekur brenda një automjeti.
Viktima është identifikuar si Jusuf Jaçaj.
Nga shpërthimi janë shënuar edhe dëme materiale në disa biznese dhe në një automjet tjetër në zonë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Isuf Jaçaj, 58-vjeç, person me precedentë penalë, është babai i 31-vjecarit Klaus Jaçaj.
Jacaj ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.
Në 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni, vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jacaj duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.