Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.
Policia thotë se kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.