E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim në Presidencë me presidentin e vendit, Bajram Begaj në Presidencë.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e takimit mes VanHorn dhe Begajt.
Megjithatë, takimi vjen një ditë pasi Këshilli i Ministrave njoftoi vakancën në 6 bashki të vendit.
Zgjedhjet do të mbahen në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.