Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës.
Tashmë, pritet një mbledhje qeverie që Veliaj të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pritet të mbahet një mbledhje qeverie, ku të merret vendimi përfundimtar për shkarkimin e Veliajt nga detyra, pasi më herët vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.