Aldro Nini, drejtor i Acromax ka prezantuar në emisionin Opinion Eklsipsin, “motrën” e ministres virtuale Diella.
Nini ka demonstruan se si funksionon një krijimi i tillë nga Inteligjenca Artificiale. Ai thotë se pavarësisht teknologjisë, ajo mund të manipulohet.
“Kjo Diella jonë që në kemi krijuar për aryse testimi jo për ta përdorur në të vërtetë. I kemi vendosur emrin Eklips. Ne në këtë rast kemi vendosur këtë teknologjinë e ChatGPT për të krijuar një inteligjencë artificiale të kostumizuar që ne e mësojmë me informacione. Shumë e thjeshtë faktikisht. Unë kam marrë Diellën dhe i kam thënë ChatGPT më krijo një fotografi se si do të dukej motra e Diellës. I dhamë instruksionet se çfarë je dhe çfarë bën… Me një PDF i kemi futur ligjin kemi shtuar dhe rregulloren dhe çdo gjë që ka të bëjë me prokurimet publike”,-tha Nini.















