Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

2025/09/13 at 11:01 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Reagimet nga opozita janë të ashpra.


Në Kosovë pati reagime të ashpra pas vendimit të SHBA-së që të pezullojë dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, veprime këto të cilat, sipas SHBA-së, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu keqardhje dhe tha se është e shqetësuar thellë për vendimin e SHBA-ve për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Osmani tha se “çështja e aleancës me SHBA-në është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë”.

“Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-së dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot. Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në një deklaratë. Sipas saj, “siguria e Kosovës është e lidhur me mbështetjen e SHBA-së”, dhe bëri thirrje që “secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë”.

VV: I mirëpresim kritikat

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, por zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, tha “i mirëpresin edhe kritikat, kurdo që ato janë konkrete”.

“Ne përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona. Ne mbetemi të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë Kryeziu.

Ftesë për partitë opozitare në ambasadën e SHBA-së

Tre liderët e partive të deritashme opozitare, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, mësohet se u ftuan në mbrëmjen e së premtes nga ambasada amerikane në Prishtinë në takime të ndara dhe larg syrit të mediave. Nuk u tha se çfarë është biseduar në takim me të ngarkuarën në ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Por liderët e opozitës së deritashme menjëherë pas vendimit të SHBA-së, kritikuan ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

PDK: Veprime të papërgjegjshme të qeverisë

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, tha se “ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti”.

“Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, SHBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Republikës së Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj, duke cenuar drejtpërdrejt raportet me aleatin tonë kryesor dhe duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit tonë”, tha Krasniqi.

Moment i rëndë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku,  tha se “pezullimi i dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën është momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

“Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran”, shkroi Abdixhiku, duke e akuzuar qeverinë në detyrë se “ka ndërtuar rrugëtimin e saj mbi krizën dhe përçarjen” dhe e cilësoi atë “shkatërruese të shtetit dhe shkelëse të Kushtetutës e ligjit”.

E kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se “Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet”. “Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, tha Haradinaj.

Reagime nga biznesi dhe shoqëria civile

Edhe përfaqësuesit e ekonomisë dhe biznesit në Kosovë shprehën shqetësimin e thellë pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Oda Ekonomike e Kosovës “apelon për rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me SHBA dhe konsolidimin e politikave ekonomike, në mënyrë që të rikthehet besimi i investitorëve dhe të krijohen kushte të qëndrueshme për zhvillim”.

Reagime kishte edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile, të cilat njëzëri kërkojnë unitet të spektrit politik kosovar dhe rikthim të dialogut strategjik me SHBA-në.

Pse u pezullua dialogu strategjik?

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën ndodhi në ditën kur autoritetet kosovare e ndaluan punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Po ashtu, një ditë më parë, autoritetet kosovare morën nën kontroll objektet e postës në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku operonte Posta e Serbisë përmes sistemit paralel. Si rrjedhojë edhe e këtyre veprimeve pasoi dhe vendimi i SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik.

Dialogu strategjik, të cilin SHBA-ja e pezulloi të premten me Kosovën, është një proces që Departamenti Amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Javët e fundit, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë të partisë së tij, e kanë kritikuar edhe Gjykatën Kushtetuesepër siç thonë “njëanshmëri”, duke theksuar se “Gjykata Kushtetuese është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë”.

Lëvizja Vetëvendosja përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, po ashtu, ka bërë përpjekje të pasuksesshme që t’i ndalojë Listës Srpska pjesëmarrjen si në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti dhe po ashtu në ato lokale që mbahen më 12 tetor. Gjykata Kushtetuese dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por edhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar presionin e Kurtit dhe partisë së tij ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit të drejtësisë në tërësi./DW



Ju sugjerojmë

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
Sport

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

13 Shtator, 2025 3:36 pm
Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

13 Shtator, 2025 3:16 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite
Bota

Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite

13 Shtator, 2025 2:45 pm
Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
Kronikë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13 Shtator, 2025 2:12 pm
Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
Bota

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

13 Shtator, 2025 2:05 pm
Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
Bota

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

13 Shtator, 2025 1:11 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

13 Shtator, 2025 12:37 pm
Para
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
















TE FUNDIT

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
13 Shtator, 2025

FIFA, organizmi botëror i futbollit ka njoftuar një ndryshim rrënjësor sa i takon kalendarit të ndeshjeve duke nisur nga sezoni...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale
13 Shtator, 2025

Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,...

Lexo më shumë

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
13 Shtator, 2025

Thellësitë e oqeaneve vijojnë të fshehin sekrete të mëdha, dhe një prej tyre sapo është zbuluar nga studiuesit kinezë. Bëhet...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite

Lufta në Gaza,universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite
13 Shtator, 2025

Një numër gjithnjë e më i madh universitetesh dhe institucionesh akademike në botë po ndërpresin lidhjet me akademinë izraelite, mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com