Analisti Baton Haxhiu ka folur në emisionin “Opinion” për kabinetin “Rama 4” si dhe për kandidimin e Ogerta Manastirliun për bashkinë e Tiranës.
Haxhiu tha se me kandidimin e Manastirliut, Erion Veliaj ka vdekur politikisht. Analisti theksoi analizoi dhe disa prej emërimeve të ministrave të rinj dhe raportin që ata mund të kenë me kryeministrin Rama.
“Kanë qenë tre elemente që Rama i ka vendosur në kriteret e qeverisjes. Ndërprerja me të kaluarën, dy njerëz, gati që nuk u përmendën, por vetëm në momentin që tranzicioni i emrit kaloi te Ogerta Manastirliur. Sot Erion Veliaj politikisht ka vdekur, ose ka mbaruar. Shumë vështirë të thuash funditn e dikujt në asamble. Për ata që e njohin teknologjinë e pushtetit, Rama ka vendosur dy kritere qeverisëse, një kriteri i veprimit dhe e dyta e individualizimit. Rama me kë funksionon me këtë qeverisje. Një Elisa Spiropali, sepse fuqia e tij ndërkombëtare është shumë e fortë dhe Elisën e ka për mos ia lënë ngarkesë dhe përplasje Belinda Ballukut. Dy janë kryenegociatore që janë përgjegjës dhe lidhje personale me Ramën. Treta, Rama ia dha fuqinjë një ministre femre, por e mori fuqinë direkte te komantai i policisë. Ai sot tregoi se nuk keni çfarë bëni me policinë, unë jam ai. Ogerta e ka punën më të vështirë. Ogerta dhe Rama do të funksionojnë bashkë me bashkinë e Tiranës dhe beteja do të jetë e të dyve. Ogerta e vetme nuk e ka fuqinë… nuk e ek adëshirën të hap betejën për shkak të miqësisë që ka patur me Veliajn. Ogerta nuk është luftëtare që vret rrugëve politikisht. Ajo ka një humanizëm, njerzillik”