Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Letonisë. Ishte mesfushori Kristjan Asllani i cili arriti të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati aktualisht është Shqipëria 1 Letonia 0.
Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, event që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sfida e sotme është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte.