Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

2025/09/09 at 9:09 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle e Futbollit i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.

Në shkresën drejtuar shefit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe të Federatës së Spanjës, Rafael Louzan, FFK-ja i cilësoi si “të papranueshme” veprimet e Federatës spanjolle në komunikimet zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin e ardhshëm për nën 21-vjeçarët.

Spanja iu referua Kosovës si “territor i Kosovës” në paralajmërimin që bëri për ndeshjen e ekipit të kombëtar U21 kundër Kosovës U21, që do të luhet pasdite në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe i përfaqësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, anëtare e barabartë dhe e plotë e UEFA-s, ashtu siç është edhe vetë RFEF”, u tha në shkresën e dërguar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.

FFK-ja tha se kjo nuk është hera e parë që përballet me një qasje të tillë nga RFEF-ja “dhe ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme.

“Kërkojmë nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik dhe pranim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke e pranuar se veprimet e tyre ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të UEFA-s”, u tha në shkresë.

FFK-ja shtoi se shpreson që do të vazhdojë të trajtohet si anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga federata evropiane, por nga të gjitha federatat kombëtare.

Shqipëria dhe Serbia janë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët që do të mbahet më 2027.

Kosova dhe Spanja janë pjesë e grupit A kualifikues, së bashku me Finlandën, Rumaninë, Qipron dhe San Marinon.

Kosova e nisi fushatën kualifikuese më 5 shtator me një barazim kundër Rumanisë.

Edhe më 2021, në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022, Kosova kishte luajtur kundër Spanjës. Federata spanjolle atëbotë, në paralajmërimin e ndeshjes me Kosovën, i ishte referuar si “terrori i Kosovës”.

Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë që Kosova e ka shpallur më 2008./ REL

Ju sugjerojmë

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

7 Tetor, 2025 7:56 pm
Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
Bota

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

7 Tetor, 2025 7:22 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Politikë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

7 Tetor, 2025 6:23 pm
Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?
Bota

Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?

7 Tetor, 2025 5:22 pm
Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës
Sport

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës

7 Tetor, 2025 4:20 pm
OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
Bota

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

7 Tetor, 2025 3:17 pm
Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
Bota

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

7 Tetor, 2025 3:09 pm
Para
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

TE FUNDIT

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
7 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj...

Lexo më shumë

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
7 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor aktet për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit, pasi Komisioni Rregullator në KQZ nuk i...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
7 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Serbinë në Shtëpinë e Futbollit. Grupi nuk ka qenë i plotë,...

Lexo më shumë

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
7 Tetor, 2025

Amal Barka, 37 vjeçe, dëshiron vetëm dy gjëra. "Paqen. Dhe të kthehem në shtëpi". Që kur ka nisur lufta, na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com