Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me planin e qeverisë së re për lirimin e hapësirave publike dhe transformimin e tyre në hapësira që u shërbejnë qytetarëve.
Rama tha se pas aksionit për shembjen dhe lirimin e hapësirave, do të vendoset rregullore që për çdo karrige që vendosin lokalet të kontribuajnë me m bjelljen e një peme.
Kjo nismë sipas tij, do të realizohet në kuadër të krijimit të fondit të gjelbërt, nëpërmjet të cilit do të mbjell një numër i madh pemësh në të gjithë Shqipërinë.
Po ashtu, kreu i qeverisë tha se për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirat e liruara nga zaptuesit do të kontribuojnë edhe arkitekt ndërkombëtarë me të cilët vendi ynë ka bashkëpunuar në projekte të ndryshme.
“Po bëjmë rregulloren e re dhe do të jetë si fillim për çdo karrige që do vendosësh jashtë në hapsirën që do të përcaktohet, ti do të kontribuosh me një pemë. Një herë, kuptohet, jo sa herë nxjerr karrigen. Do të krijojmë fondin e gjelbërt sepse do të mbjellim shumë në Shqipëri në këtë 5 vjeçar deri në vitin 2030. Do të krijojmë korridore në anë të autostradave dhe aty do të detyrojmë mbjellje.”
Nuk ke ujë për t’i vaditur…
“Çfarë uji ka në Llogara për shembull… pishat e Llogarasë çfarë uji kanë? I ujit ti kur shkon atje? Pse flet kështu. Shqipëria dhe çdo vend ka pemët e veta që nuk kanë nevojë për ujë, hiç fare. Po kur merr bimë që nuk kanë lidhje me natyrën dhe ato edhe thahen. Ne përsa i përketë hapësirave publike kemi angazhuar të gjithë arkitektët e huaj që kemi në networkun tonë tani. Kemi networkun e arkitektëve që punojnë në një vend në botë njëkohësisht në botë jo këtu. Do japin kontribut për pjesë të caktuara për hapësirat publike, një kënd këtu, një rregillim atje… Besoj shumë që edhe me normalizimin e situatës në Bashkinë e Tiranës do të kemi një transformim të madh në këtë aspekt.”