29 vite nga emisioni i parë, këtë të enjte në orën 21:00 nis sezoni i ri i emisionit “Opinion”.
Intervista e parë për nisjen e sezonit të 29-të do të jetë kryeministri Edi Rama, përballë gazetarit Blendi Fevziu.
Në këtë intervistë, kreu i qeverisë do të pyetet për një seri temash, turizmi, aksioni për lirimin e hapësirave publike, aktualiteti politik, krijimi i qeverisë së re etj.
Për të gjitha përgjigjet e këtyre temave ndiqni sot në orën 21:00 emisionin “Opinion” në Tv Klan.