Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina-BE: Garanci sigurie po, por nga do të vijnë paratë?

2025/08/29 at 9:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ukraina-BE: Garanci sigurie po, por nga do të vijnë paratë?

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE takohen në Kopenhagen. Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?


Këto javë janë periudhë ulje-ngritjesh për evropianët. Njëherë ata lihen mënjanë dhe as nuk merren në konsideratë, kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump negocion me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Pastaj befas ata vendosen në qendër të vëmendjes, sepse marrëveshja e supozuar duhet të mbështetet ushtarakisht, domethënë, të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën: Madje edhe me trupa tokësore të vendosura jo shumë larg fushave të betejës ukrainase e kryesisht pa mbështetjen e SHBA-së. Trump mund të përfytyrojë vetë të ofrojë pak mbështetje nga ajri, si u tha, pavarësisht se është e paqartë, ç’do të thotë kjo në rast krize.

Që pas samiteve në Alaska dhe Uashington dhjetë ditë më parë po spekulohet rreth garancive të sigurisë pë Ukrainën, edhe pse armëpushimi që evropianët supozohet të garantojnë deri më tani nuk është arritur. E madje as që duket në horizont. Megjithatë, ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE do të duhet të adresojnë këtë çështje mjaft delikate në takimin e tyre në Kopenhagen (29.08.) .

Kallas kërkon garanci “të besueshme dhe të fuqishme”

Ka disa ide, si duhet të jenë garanci të tilla sigurie. Ato duhet të jenë “të besueshme dhe të fuqishme”, kërkoi shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas para takimit ministror në Kopenhagen. Paqeruajtësit perëndimorë duhet të jenë “të aftë të mbrojnë veten”. Vetë Komisionerja e BE-së, Kallas nuk ka trupa të BE dhe është e lirë nga presioni i marrjes së përgjegjësisë në rast emergjence. Situata ndryshon për ministrat e Mbrojtjes. Ka mjaft në ministritë e tyre që pyesin veten se si duhet të jetë vetëmbrojtja evropiane kur në anën tjetër ke një fuqi bërthamore.

Ekziston konsensus brenda BE, se mbështetja amerikane ka tepër rëndësi, qoftë edhe vetëm për hir të parandalimit bërthamor. Franca dhe Britania e Madhe janë dy vendet që kanë shkuar më larg në lidhje madje edhe me vendosjen e ushtarëve të tyre në tokën ukrainase. Por edhe Emmanuel Macron dhe Keir Starmer gjithmonë i kanë kushtëzuar angazhime të tilla me përfshirjen amerikane.

Cila është strategjia e Trump?

Kjo përfshirje nuk dihet. Madje edhe njohës të mirë të Uashingtonit zyrtar, pyesin secilat interesa ndjek Donald Trump në Ukrainë.

Çfarë po përpiqet të arrijë Donald Trump me samitet dhe telefonatat e tij kryesisht të papërgatitura? Kjo nuk kuptohet qartë. Njëherë ai e akuzon Ukrainën se në thelb është agresore pse zgjat lufta më shumë se tre vjet e gjysmë. Herë tjetër shpall Presidentin rus Vladimir Putin si problem, si dikush që përhap “mashtrime” dhe bën diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që sapo kishte premtuar në telefonatë.

Por strategjia e Trump është thelbësore për evropianët dhe vlerësimin e rreziqeve për Evropën. Thomas Kleine-Brockhoff, drejtor i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP) është i mendimit, se “interesi i Trump në luftën e Ukrainës është riorganizimi i rendit botëror”. Presidenti amerikan po kërkon afrim me Rusinë me qëllimin e një rendi të madh fuqish “në të cilin lojtarët e mëdhenj vendosin dhe lojtarët e vegjël duhet të nënshtrohen”, u shpreh ai për ARD/Bruksel. Për Kleine-Brockhoff kjo shpjegon edhe pse zgjidhjet e propozuara nga vetë Trump janë shpesh në kurriz të Ukrainës. Një fund i shpejtë i luftës është përparësia e tij, “në mënyrë që ai të mund ta vendosë këtë rend me Putinin dhe Xi Jinping”.

Si të mbrohet Ukraina e nga do të vijnë paratë?

Edhe më urgjente se debati rreth mekanizmave mbrojtës pas armëpushimit – ende relativisht teorik – është pyetja shumë konkrete në Kopenhagen: si mund ta mbrojnë më mirë evropianët Ukrainën që tani. Forcimi i ushtrisë ukrainase konsiderohet si garancia më e rëndësishme e sigurisë për vendin – të paktën për momentin, dhe për sa kohë që Putini nuk tregon shenja të reduktimit të sulmeve ushtarake ndaj pozicioneve ushtarake dhe popullsisë civile.

“Tani është bërë mjaftueshëm e qartë se Putini po luan me kohën”, shpjegon drejtori i Institutit DGAP, Kleine-Brockhoff. Prandaj, evropianët duhet t’ia bllokojnë planet Putinit. Kjo përfshin ndërtimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase dhe bashkëpunimin në mbrojtje, por edhe burime të reja financimi – për shembull, pyetja se “si mund të përdoren asetet ruse në mënyrë më efektive se sot”. Kjo pritet të diskutohet të shtunën, kur të mbërrijnë edhe ministrat e Jashtëm në Kopenhagë. Disa prej tyre duan të konfiskojnë asetet ruse të investuara në Evropë dhe t’i përdorin ato për të mbështetur Ukrainën.

Deri më tani, investimet ruse, të vlerësuara në mbi 200 miliardë euro, vetëm sa janë ngrirë. Evropianët po i tërheqin interesat e këtyre aseteve dhe po i kanalizojnë ato në ndihmë të Ukrainës. Megjithatë, disa kryeqytete evropiane, përfshirë Berlinin, janë të shqetësuar për hapat e mëtejshëm, për shkak të humbjes së besueshmërisë. Edhe shtete të tjera autoritare në Evropë mund të bëhen skeptike dhe të tërheqin asetet e tyre. Janë disa vende që duan ta parandalojnë këtë. Që kjo temë diskutohet në Kopenhagen lidhet me interesimin e kryediplomates, Kaja Kallas, po nëse do të ketë progres nuk dihet./dw



Ju sugjerojmë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Para
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë

Shkodër/ Dyshohet se vrau 61-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici autori i krimit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive!

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive!

Ministrat e BE-së do të mbajnë bisedime për Gazën dhe për përkrahjen ndaj Ukrainës

Ministrat e BE-së do të mbajnë bisedime për Gazën dhe për përkrahjen ndaj Ukrainës
















TE FUNDIT

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
15 Qershor, 2026

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit. Federata Tuniziane...

Lexo më shumë

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor, 2026

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}