Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Kulturës reagon pas lajmeve për Shpellën e Spillesë: Nuk do tolerohet…

2025/08/26 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministria e Kulturës reagon pas lajmeve për Shpellën e Spillesë: Nuk do tolerohet…

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë rrjete sociale, sipas të cilëve Shpella e Spillesë në Himarë po keqpërdoret dhe po transformohet në një hapësirë abuzive.

Në një deklaratë publike, ministria ka hedhur poshtë pretendimet se shpella po kthehet në një lavazh, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara.

Sipas MEKI-t, Shpella e Spillesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe si e tillë gëzon mbrojtje të veçantë ligjore dhe çdo ndërhyrje në këtë sit historik kryhet në përputhje me standardet më të larta.

“Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj. Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ. Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet!”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spillesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë.

“Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës.”, vazhdon deklarata.

Ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor. Ky projekt është pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, me qëllim rijetëzimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në këtë zonë me potencial të lartë turistik.

Ju sugjerojmë

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?
Bota

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

26 Gusht, 2025 5:28 pm
Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
Bota

Gjermania: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

26 Gusht, 2025 5:26 pm
Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit
Bota

Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit

26 Gusht, 2025 5:18 pm
BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet
Bota

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

26 Gusht, 2025 5:14 pm
Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën
Rajoni

Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën

26 Gusht, 2025 5:04 pm
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Aktualitet

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

26 Gusht, 2025 4:49 pm
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/Dështon konstituimi i Kuvendit, shkak mungesa e konsensusit për emrin e …

26 Gusht, 2025 4:27 pm
Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh
Bota

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

26 Gusht, 2025 3:57 pm
Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

26 Gusht, 2025 3:26 pm
Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025 3:02 pm
Para
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

U arrestua në Malin e Tomorit, Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun

Tiranë/ Me automatik e municione në makinë, policia arreston një 38-vjeçar

Tiranë/ Me automatik e municione në makinë, policia arreston një 38-vjeçar

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

TE FUNDIT

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?
26 Gusht, 2025

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej...

Lexo më shumë

Gjermania: Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, të papranueshme

Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
26 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Gaza si “të papranueshme”, ndërsa kritikoi përdorimin...

Lexo më shumë

Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit

Gazetarja thyen kartën dhe jep dorëheqjen: Reuters i shërben Izraelit
26 Gusht, 2025

Gazetarja dhe fotoreporterja kanadeze Valerie Zink ka njoftuar dorëheqjen e saj nga agjencia e lajmeve Reuters pas tetë vitesh bashkëpunimi si korrespondente...

Lexo më shumë

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet
26 Gusht, 2025

Bashkimi Europian ka reaguar pas lajmeve për vrasjen e pesë gazetarëve, katër punonjësve të shëndetësisë dhe disa civilëve gjatë sulmeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com