Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

2025/08/21 at 12:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Qytetin e Gazës, thanë banorët më 21 gusht, pasi Ministria e Mbrojtjes miratoi planin për zgjerimin e ofensivës.

Zgjerimi i ofensivës synon që të shënjestrohen bastionet e mbetura të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, sipas Izraelit.

Në bazë të planit të ri, autoritetet kanë thirrur afër 60.000 rezervistë, duke rritur frikën për përkeqësimin e situatës katastrofike humanitare në territorin palestinez.

“Nuk do të presim. Kemi nisur aksionet fillestare dhe veçse trupat kanë marrë nën kontroll pjesët në periferi të Qytetit të Gazës”, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi.

Planet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën dhe për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës kanë nxitur dënime ndërkombëtare, por edhe kundërshtime brenda Izraelit.

Para nisjes së ofensivës, ushtria izraelite tha se thirrja e rezervistëve do të nisë në fillim të shtatorit.

Ndërkaq, banorët e Qytetit të Gazës kanë thënë se gjatë natës Izraeli ka kryer bombardime pa pushim.

“Shtëpia u lëkund gjatë gjithë natës – zhurmat e shpërthimeve, artilerisë, avionëve dhe autoambulancave dhe thirrjet për ndihmë po na vrasin”, tha banori i Gazës, Ahmad al-Shanti për AFP-në.

“Zhurmat po afrohen, po ku të shkojmë ne?”, shtoi ai.

Një tjetër banore, Amal Abdel-Aal, tha se ka parë sulme të ashpra në zonën ku vetëm një javë më parë u zhvendos nga shtëpia e saj në lagjen Al-Sabra të Qytetit të Gazës.

“Askush në Gazë nuk ka fjetur, jo vetëm mbrëmë, jo vetëm gjatë kësaj jave. Sulmet ajrore dhe të artilerisë nuk ndalen kurrë”, tha ajo.

Zëdhënësi i agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha se sulmet ajrore dhe sulmet e artilerisë gjatë natës goditën zona në veriperëndim dhe juglindje të Qytetit të Gazës.

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës, ku janë vrarë më shumë se 62.000 palestinezë dhe banorët po përballen me krizë të thellë humanitare.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë./REL

Ju sugjerojmë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
Kryesore

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

18 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
Bota

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

18 Dhjetor, 2025 6:46 pm
“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
Bota

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

18 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!

Protestë në Hagë pro Hashim Thaçit më 14 shtator

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB

Harta e re gjyqësore/ Manja: Afron qytetarët me gjykatat, rrit cilësinë

Manja: Kompensohen ish-pronarët! 4.2 mld lekë dhe më shumë se 75 hektarë tokë…

TE FUNDIT

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
18 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në...

Lexo më shumë

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
18 Dhjetor, 2025

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së...

Lexo më shumë

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
18 Dhjetor, 2025

Në një fjalim të rrallë, të mbajtur nga Zyra e tij Ovale mbrëmjen e së mërkurës, Donald Trump fajësoi paraardhësin...

Lexo më shumë

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
18 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi hapir ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar në përfundimin e luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com