Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit i ka caktuar vetes pensionin më të lartë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky vendim u mor në një kohë kur vendi digjej nga flakët.
Sipas Berishës, Rama ka përcaktuar për veten një pension prej 4 milionë lekësh në muaj, që do të thotë rreth 48 milionë lekë në vit.
“Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT është vetëm 1.6 milionë lekë”, tha Berisha.
Ai theksoi se edhe presidentit i është caktuar një pension më i ulët, ndërsa pensioni i përcaktuar për Ramën është mbi 30 herë më i madh se mesatarja në vend.
“Ky është mashtrimi më i shëmtuar publik dhe një dëshmi e arrogancës së tij. E garantoj se kurrë nuk do ta gëzojë këtë pension,” u shpreh Berisha.