Në takimin që po zhvillon Donald Trump me presidentin Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se pavarësisht se si do të përfundojnë takimet e sotme me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë, mbështetja amerikane për Ukrainën do të mbetet.
Më tej Presidenti i SHBA-së pyetet nga gazetarët nëse kjo është dita e fundit që Amerika ofron mbështetje ndaj Ukrainës.
Trump përgjigjet duke theksuar se:
“Nuk mund ta them kurrë këtë, ka njerëz dhe fëmijë që vriten dhe dua ta ndaloj këtë. Kemi hyrë në vitin e katërt të luftës dhe shumë njerëz janë vrarë, edhe javën e kaluar u vranë shumë njerëz, nga të dyja palët. Unë e njoh presidentin Putin, njoh edhe veten time gjithashtu dhe e di që edhe ai e dëshiron fundin e luftës. Kjo nuk është lufta ime por e nisur nga Joe Biden. Ne duam ta përfundojmë këtë në të mirën e të gjithëve”, deklaroi Trump.

















