Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qëllimi i takimit të së hënës me Presidentin e SHBA-së Donald Trump është një “paqe e besueshme dhe e qëndrueshme” për vendin e tij dhe të gjithë Evropën.
Përmes një postimi në platformën “X”, Zelensky tha se SHBA-të, Evropa dhe gjitë bota duhet të ushtrojnë presion mbi presidentin e Rusisë, duke thënë se askush nuk duhet të presë që Vladimir Putin të heqë dorë vullnetarisht nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim.
Zelensky shtoi se ai dhe aleatët evropianë kanë koordinuar qëndrimet e tyre përpara takimit me Trump.
“Dhe është e rëndësishme që dinamika e të gjitha takimeve tona të çojë pikërisht në këtë rezultat. Ne e kuptojmë se nuk duhet të presim që Putini të heqë dorë me dëshirë nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. Prandaj, presioni duhet të funksionojë, dhe ai duhet të jetë presion i përbashkët – nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, dhe nga të gjithë në botë që respektojnë të drejtën për jetën dhe rendin ndërkombëtar”, shkroi ai.