Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

2025/08/18 at 3:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e lëshuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.


Kështu ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja nxori njoftimin për aktgjykimin për këtë çështje, por ende gjykata më e lartë në vend nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti më i madh në vend e Kuvend, nuk e kam respektuar. Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.

Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Ky afat njëmujor do të nisë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë, që ende nuk dihet se kur do të ndodhë.

Njoftimi i Kushtetueses është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga LVV-ja e Kurtit.

LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.

“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë i cili po vonohet, e të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë edhe njoftimin, edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por, nuk është mirë që kemi këtë vonesë, dhe në bazë të njoftimit, për bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi të cilin versionin e plotë ende jemi duke e pritur dhe atij 26 qershorit të po kësaj përbërje të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti më 18 gusht.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se aktgjykimi i plotë nuk është publikuar pasi ende nuk janë përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën dhe me Rregulloren e punës së saj.

Sipas Ligjit për Gjykatën, vendimet e Kushtetueses duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara dhe nënshkruara, nga kryetari i gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtari raportues.

Kurse, rregullorja e punës së Gjykatës thotë se sekretaria i publikon aktgjykimet menjëherë pas nënshkrimit.

Mirëpo, për këtë çështje nuk ka një afat të caktuar kohor. Për afat nuk flitet as në rregulloren e punës e as në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Në të kaluarën, gjykatës i janë dashur deri në dy javë për publikimin e plotë të aktgjykimeve.

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, për lëndët e ngritura nga PDK-ja dhe LDK-ja sa, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.

Gjykata ka mundësi mundësi t’i përgjigjet edhe një kërkese tashmë të tërhequr të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar më herët nga gjykata përmes një aktgjykimi.

Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

Seanca konstituive për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit nisi më 15 prill. Por, për shkak se asnjëra parti nuk ka arritur ta bëjë e vetme shumicën dhe nuk u arrit një marrëveshje politike, çështja ngeci te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL



Ju sugjerojmë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë
Bota

I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë

22 Qershor, 2026 10:07 am
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

22 Qershor, 2026 10:04 am
Rama vizitë në Francë, takohet me Macron
Kryesore

Rama vizitë në Francë, takohet me Macron

22 Qershor, 2026 10:02 am
Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë
Politikë

Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

22 Qershor, 2026 10:00 am
Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?
Politikë

Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?

22 Qershor, 2026 9:57 am
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Para
Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar
















TE FUNDIT

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
22 Qershor, 2026

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës. Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa...

Lexo më shumë

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
22 Qershor, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
22 Qershor, 2026

Përfaqësuesja e Portugalisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Uzbekistanit në zonën e Palm Beach, pranë Miamit, mes kushteve të vështira...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
22 Qershor, 2026

Mikel Oyarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi spanjoll fillimisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}