Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

2025/08/18 at 1:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

Klani Çela-Çopja konsiderohej një nga grupet më të fuqishme kriminale në Europë, me ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e kokainës në tregjet evropiane.

Drejtuar nga Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Çela, 41 vjeç, ky grup shqiptar trafikonte miliarda paund kokainë nga Amerika Latine në portet e Bashkimit Evropian dhe pastronte paratë përmes një rrjeti të gjerë biznesesh, që përfshinte prona të mëdha, një resort me pesë yje, vila dhe apartamente luksoze.

Sipas hetimeve, kriminelët grumbulluan kaq shumë para sa diskutuan se ishte më mirë t’i fshihnin nën rrënjët e ullinjve apo t’i konvertonin në ar të pastër. Por brenda pak ditësh, operacioni i tyre u rrëzua plotësisht: Çopja dhe Çela u arrestuan së bashku me ndihmësit e tyre më të rëndësishëm dhe asetet e klanit u sekuestruan nga SPAK.

Në mars 2021, hetuesit infiltruan Sky ECC, një shërbim mesazhesh të koduara, duke zbuluar krimet e tyre të dyshuara.

Çela, i kërkuar nga autoritetet italiane për torturimin dhe vrasjen e një rivali shqiptar në fushën e prostitucionit, u arrestua së bashku me dy vëllezërit dhe tetë bashkëpunëtorë të tjerë gjatë një serie bastisjesh në qershor dhe gusht.

Çopja ishte arrestuar në Belgjikë në dhjetor 2023 dhe po gjykohet për vrasje pas ekstradimit nga vila e tij në Dubai.

Ai konsiderohet truri logjistik i operacionit, duke siguruar transferimin e kokainës përmes porteve të Veriut të Evropës.

Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara deklaruan: “Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet një nga më të fuqishmet shqiptare në tregtinë ndërkombëtare të kokainës. Ajo kishte kapacitetin të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e drogës në tregjet evropiane dhe të menaxhonte sasi të mëdha të substancës narkotike në periudha të shkurtra kohore.”

Klani kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës, nga prodhimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti dhe shpërndarja në tregjet evropiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i parave të paligjshme në Shqipëri dhe vende të tjera.

Një pjesë e kokainës besohet se trafikohej edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupet kriminale që flasin shqip kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut.

Një kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet rreth 40 mijë paund, krahasuar me 20 mijë paund në Evropë. Sipas Europol, Sky ECC përdorej gjerësisht për aktivitete kriminale, duke përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe shpërndarje të materialeve me abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Edhe pse Sky ECC është mbyllur, qindra miliona mesazhe të koduara janë ekzaminuar nga autoritetet në të gjithë Europën për vite me radhë. Një akt-akuzë 282-faqëshe e lëshuar më 8 gusht nga SPAK, dhe e parë nga The Telegraph, tregon se klani po përpiqej të transportonte 28 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni, kanaçet e bojës apo ngjitësit industrial nga Paraguai në portet e Hamburgut dhe Antverpenit midis 2020-ës dhe 2021-it.

Më 12 shkurt 2021, u kapën 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, të fshehura në 1,700 kanaçe llaçi, me një vlerë të parashikuar prej 3 miliard paund, kapja më e madhe e kokainës në historinë e Evropës në atë kohë. Një ngarkesë tjetër, e kaluar me sukses në portin e Antverpenit në 2020-ën, kishte vlerë 1.3 miliard paund.

Grupi kriminal zhvilloi një sistem të sofistikuar për transferimin e të ardhurave të paligjshme nga Evropa në Shqipëri, duke përdorur rrjetin e njohur si “hawala”, që mundëson qarkullimin e qindra miliona eurove cash. Çela orkestroi operacionin edhe gjatë kohës që ishte në arrati në Paraguai.

Në një bisedë më 12 dhjetor 2020, Çela i tha Çopjes se planifikonte të groposte eurot nën rrënjët e ullinjve në Shqipëri. Por Çopja paralajmëroi se paratë do të kalbeshin dhe sugjeroi t’i konvertonin në ar të pastër. Në të njëjtën bisedë, diskutuan edhe për blerjen e dy fermave në Paraguai me një investim prej 10 milion paund, që do të gjeneronte 1.8 milion paund në vit.

Çela ishte në arrati për 11 vjet para se të arrestohej në fshatin bregdetar të Qeparos më 29 qershor, së bashku me vëllanë Ardian dhe bashkëpunëtorin Fatos Hiseni.

Në 2008-ën, trioja ishte dënuar në Itali për vrasjen e Petrit Kecit, një rivali që tentoi të hynte në rrjetin e prostitucionit të grupit. Ata e rrahën dhe e qëlluan Kecin gjashtë herë në kokë, më pas dogjën trupin për të fshehur krimin.

Çela u dënua me 30 vjet burg, ndërsa vëllai 18 vjet, por pas apelimit dhe skadimit të afatit të paraburgimit, u liruan më 2014-ën dhe ikën jashtë vendit.

Tani, Çela do të vuajë një dënim prej 21 vjetësh për vrasje, rrëmbim, fshehje të trupit, kërcënime, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe pengim të drejtësisë, përveç ndëshkimeve për trafikun e drogës dhe krime të tjera të lidhura.

Një nga asetet më të spikatura të sekuestruara nga SPAK-u ishte resorti luksoz “Ajman Park” në Shijak, pranë Tiranës, që ofron vila greko-romake për dasma dhe restorante luksoze.

Sekuestrimi i këtyre pasurive shënon një ndërhyrje që rrallëherë ka pasur të bëjë me burimet e kapitalit të madh që hynte në sektorët e turizmit dhe ndërtimit./tvklan

Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 Tetor, 2025 6:58 pm
Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

15 Tetor, 2025 6:51 pm
Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
Politikë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

15 Tetor, 2025 6:07 pm
Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

15 Tetor, 2025 6:03 pm
Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm

15 Tetor, 2025 4:11 pm
Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
Kryesore

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

15 Tetor, 2025 2:47 pm
Para
Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

TE FUNDIT

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
15 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 6...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
15 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi portugez shkëlqeu sërish të martën, duke shënuar dy gola...

Lexo më shumë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
15 Tetor, 2025

Pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj për kërkesën e PD-së që kërkon shkarkimin e tij, ka reaguar kreu i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
15 Tetor, 2025

Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që i ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com