Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha del nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, krerët e karteleve..

2025/08/18 at 10:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha del nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar, krerët e karteleve..

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK. Në fjalën e tij ai akuzoi institucionin për bashkëpunim të nivelit të lartë me krimin e organizuar. Sipas kryedemokratit, 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar dhe krerët e karteleve janë informuar paraprakisht.

Berisha theksoi se asnjë prej drejtuesve të karteleve të drogës nuk ndodhet në burg.

Pjesë nga fjala e Berishës pas daljes nga SPAK

Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli.

Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, por ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë.

Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.

Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin. Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 për qind. Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre. Informuan se janë kapur 17 tonelata drogë.

Tani dëgjoni, dy javët e fundit, lajmet ndërkombëtare të vërtetuara janë se në duart e karteleve shqiptare të Çelajt dhe Ndreut apo atij Hoxhosmanit, kanë qarkulluar 34 tonë kokainë, e barabartë me 6.5 miliardë euro.
Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri dhe dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata.

Pra, pse e theksova këtë moment, e theksova se në qoftë se Altin Troplinin e dekoroi sot, aty po e dekoronte Elvis Doçi, e shpalli president nderi të kartelit Troplini pikërisht për këtë bashjëpunim kriminal të ngushtë që është vendosur mes personave të ngushtë këtu.
Nuk përjashtohet, një pjesë është edhe policia pa diskutim, por rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë dhe kjo përbën një problem madhor për rendin dhe sigurinë, pasi unë u them ju që sot padrinot janë të lirë, janë në Xhafzotaj, jetojnë në një territor ku nuk futet policia dhe askush dhe vazhdojnë të qetë njësoj si Suel Çela, i cili në një kohë kur bënte terror në Elbasan për zgjedhjet, Altin Troplini dizinformonte të huajt se ai është në Dubai apo në dhera të tjera.

Ju sugjerojmë

Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Bota

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

18 Gusht, 2025 2:32 pm
Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
Aktualitet

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

18 Gusht, 2025 2:24 pm
Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
Aktualitet

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

18 Gusht, 2025 2:07 pm
Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!
Aktualitet

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

18 Gusht, 2025 1:53 pm
Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…
Aktualitet

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

18 Gusht, 2025 1:38 pm
The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
Aktualitet

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

18 Gusht, 2025 1:22 pm
Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur
Aktualitet

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

18 Gusht, 2025 1:12 pm
Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë
Rajoni

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

18 Gusht, 2025 12:56 pm
Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës
Aktualitet

Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës

18 Gusht, 2025 12:44 pm
I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës
Aktualitet

I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës

18 Gusht, 2025 12:27 pm
Para
Gjermani: A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?

Gjermani: A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

Zjarret, MM: Në 24 orë 23 vatra/ 4 janë ende aktive dhe 3 në monitorim

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës

TE FUNDIT

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
18 Gusht, 2025

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum...

Lexo më shumë

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
18 Gusht, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar më 13 gusht, pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
18 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që përfshinë disa zona të vendit gjatë...

Lexo më shumë

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!
18 Gusht, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se shembjet në Theth janë një krim shtetëror. Në një deklaratë për media,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com