Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

2025/08/15 at 10:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë periudhës së luftës së viteve 1999.


Dëbimi masiv i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre gjatë periudhës së luftës së vitit 1999, sulmet, ndalimet arbitrare, shkatërrimi i shtëpive dhe shumë akuza të tjera, janë pjesë e një aktakuze që Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj 21 personave të cilët akuzohen për krime lufte.

“Ju njoftojmë lidhur me aktakuzën që sot më 15.08. e kemi dorëzuar në gjykatë, që mendoj se përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe përgjegjësisë për vuajtjet që janë shkaktuar gjatë luftës në Kosovë”, tha në një konferencë për mediat kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Pesë vjet hetime intensive
Emrat e të akuzuarve nuk u bënë publik, por sipas kryeprokurorit Isufaj Prokuroria vlerëson se “të pandehurit në pozitën dhe funksionin që kanë ushtruar kanë dështuar në marrjen e masave të nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar këto krime, kanë dështuar për të ndëshkuar autorët e tyre si dhe kanë dështuar për të raportuar te autoritetet më të larta ndonëse kishin kompetenca”. Sipas tij, këto veprime përbëjnë pjesë të një fushate të gjerë nga armata e atëhershme e ish-Jugosllavisë dhe policisë së Serbisë, që kanë rezultuar “me zhvendosje me dhunë të rreth 863 mijë civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”.

Zhvendosja me dhunë e civilëve shqiptarë
Prokurori i çështjes në Prokurorinë Speciale, Atdhe Dema, tha se “aktakuza është përgatitur pas pesë vjetësh hetime intensive”. “Sipas aktakuzës, gjatë kësaj periudhe, të pandehurit kanë qenë në dijeni se forcat nën komandën e tyre po kryenin veprime që realizoheshin përmes një fushate të gjerë dhe të koordinuar që përfshinte: shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave në baza etnike, sulme të armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me popullsi civile shqiptare, me qëllim zhvendosjen me dhunë brenda territorit të kufijve të atëhershëm administrativ të Kosovës”, tha prokurori Dema.

Sipas tij, që të gjithë 21 të dyshuarit “kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë”. Ai bëri të ditur se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për Prokurorinë e Kosovës në këtë kohë.

Gjykim në mungesë
Në Kosovë që prej tri vjetësh lejohet gjykimi në mungesë, pas ndryshimeve që janë bërë në Kodin e Procedurës Penale. Megjithatë gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Që nga hyrja në fuqi e ligjit të amandamentuar për gjykimet në mungesë në vitin 2022, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Por nga të gjitha ato vetëm një aktgjykim në mungesë është shqiptuar në dhjetorin e vitit të shkuar në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile.

Shtim i numrit të aktakuzave
Vitet e fundit është rritur numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile”. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në vitin 2021 është ngritur një aktakuzë dhe është akuzuar një person, në vitin 2022, tri aktakuza dhe tre të akuzuar, në vitin 2023, 15 aktakuza dhe 68 të akuzuar. Në vitin 2024 janë ngritur 14 aktakuza dhe 25 të akuzuar, ndërsa, në periudhën janar-mars 2025, ka pasur 4 aktakuza e 6 të akuzuar. Në këto statistika nuk përfshihet aktakuza e fundit dhe 21 të akuzuarit për të cilën njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

13.000 të vrarë dhe mbi 1.600 të zhdukur
Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, 1998/99, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mbi 1.600 persona vazhdojnë të cilësohen të zhdukur, shumica nga ta shqiptarë të Kosovës. Një pjesë e trupave të civilëve shqiptarë të vrarë, sipas autoriteteve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, janë gjetur në varreza masive edhe në Serbi.

Disa nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë tashmë dy dekada më parë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, përfshirë krimet edhe në territorin e Kosovës. Ndër të arrestuarit ishte edhe udhëheqësi i atëhershëm politik Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në burg të Hagës gjatë procesit të gjykimit pa arritur të dënohet./dw



Ju sugjerojmë

‘Udhëtim në Qeparo..’/Rama: Në rrugicat me kalldrëm kur ruhen kujtimet e shekujve
Aktualitet

‘Udhëtim në Qeparo..’/Rama: Në rrugicat me kalldrëm kur ruhen kujtimet e shekujve

16 Gusht, 2025 12:10 pm
“Qëllimi është gjithmonë paqja”- Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhet e Trump
Aktualitet

“Qëllimi është gjithmonë paqja”- Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhet e Trump

16 Gusht, 2025 11:46 am
‘Thethi, perla e Alpeve Shqiptare’/ Benet Beci: Mirëpret vizitorë nga e gjithë bota
Aktualitet

‘Thethi, perla e Alpeve Shqiptare’/ Benet Beci: Mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

16 Gusht, 2025 11:24 am
Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore
Aktualitet

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore

16 Gusht, 2025 11:02 am
Dëmet nga zjarret/MM në ndihmë të blegtorëve: 49 ton koncentrat për bagëtitë
Aktualitet

Dëmet nga zjarret/MM në ndihmë të blegtorëve: 49 ton koncentrat për bagëtitë

16 Gusht, 2025 10:41 am
Fier/ Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte, terreni vështirëson zjarrfikëset
Aktualitet

Berat, ndezi zjarr duke rrezikuar banesat dhe../ Pranga 65 vjeçarit në Rabijak

16 Gusht, 2025 10:29 am
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Trump fton të hënën Zelenskin në Uashington, presidenti ukrainas: Jam mirënjohës..

16 Gusht, 2025 10:26 am
Foto nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i  Pasqyrave, Rama: Dy perla të Jonit
Aktualitet

Foto nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave, Rama: Dy perla të Jonit

16 Gusht, 2025 10:10 am
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë/ Zbardhet dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit. Në pranga autori e 4 të tjerë

16 Gusht, 2025 9:34 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Gabova kur thashë se…”/Trump: Putin dhe Zelensky duan të jem në takimin mes tyre

16 Gusht, 2025 9:23 am
Para
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Horoskopi, 7 shtator 2023

Horoskopi për ditën e sotme, 16 gusht 2025
















TE FUNDIT

‘Udhëtim në Qeparo..’/Rama: Në rrugicat me kalldrëm kur ruhen kujtimet e shekujve

‘Udhëtim në Qeparo..’/Rama: Në rrugicat me kalldrëm kur ruhen kujtimet e shekujve
16 Gusht, 2025

Kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku tregohen bukuritë e fshatit turistik të Qeparoit në jug...

Lexo më shumë

“Qëllimi është gjithmonë paqja”- Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhet e Trump

“Qëllimi është gjithmonë paqja”- Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhet e Trump
16 Gusht, 2025

Pas Samitit në Alaskë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhet e presidentit Donald Trump pas takimit me Vladimir Putin....

Lexo më shumë

‘Thethi, perla e Alpeve Shqiptare’/ Benet Beci: Mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

‘Thethi, perla e Alpeve Shqiptare’/ Benet Beci: Mirëpret vizitorë nga e gjithë bota
16 Gusht, 2025

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka publikuar një video-reportazh nga Thethi, ku shumë vizitorë nga e gjithë bota...

Lexo më shumë

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore
16 Gusht, 2025

Në Qendra Shëndetësore Verore në Palasë këtë sezon turistik janë kryer mi 1000 vizita e konsulta mjekësore. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com