Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situatë e vështirë nga zjarret në Spanjë/ Shkrumbohen 100 mijë hektarë në Greqi

2025/08/14 at 12:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë e vështirë nga zjarret në Spanjë/ Shkrumbohen 100 mijë hektarë në Greqi

Rajoni i Kastijas dhe Leonit në veri të Spanjës vijon të përballet me zjarre të mëdhenj, duke qenë edhe vatra më problematike e momentit, teksa kulmi i të nxehtit përvëlues me origjinë nga Afrika duket se tashmë ka kaluar.

Këto filmime dëshmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët në Kabesabejosa me një terren të vështirë malor. Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e partnerëve europianë me avionë Canadair. Situata e vështirë duket se tashmë ka kaluar edhe në Greqi. Siç duket edhe në këto pamje, zjarrfikësit u përpoqën të shuajnë edhe flakët e fundit pranë Patrës, ku u rrezikuan dhjetëra shtëpi e ndërtesa industriale.

Sipas autoriteteve greke, zjarret kanë djegur mbi 100 mijë hektarë toka me pyje e bimësi deri të mërkurën. Zjarret ishin aq të mëdhenj, sa tymi vështirësonte jashtë mase edhe ndërhyrjen me avionë për shuarjen e tyre. Për këtë vit, Qendra e Bashkimit Europian për studime të përbashkëta shkencore konstaton se zjarret kanë shkrumbuar mbi 440 mijë hektarë tokë në territorin e Eurozonës, dyfishi i mesatares vjetore që prej 2006-ës. Ekspertët thonë për agjencinë e lajmeve Reuters se ngrohja globale po i bën zjarret gjithnjë e më të pamenaxhueshme.

“Temperaturat e larta, lagështia e ulët, erërat, janë kushte që i bëjnë zjarret të pakontrollueshme në zonën e Mesdheut. Zjarret me intensitet dhe shpejtësi janë diçka e re për sistemin dhe e mbingarkojnë atë. Pra, edhe shërbimi zjarrfikës më i mirëpajisur, me shumë mjete ajrore, me shumë efektivë, vihet praktikisht në një pozitë ku vetëm mund të rrijë e të vëzhgojë.”

Sipas tyre, ka ardhur koha që Europa duhet t’i përshtatet këtij realiteti të ri. Tv Klan

Ju sugjerojmë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
Bota

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

6 Nëntor, 2025 5:32 pm
Para
Përqafime dhe shtrëngime duarsh, Starmer mirëpret Zelenskyn në Downing Street

Përqafime dhe shtrëngime duarsh, Starmer mirëpret Zelenskyn në Downing Street

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin

TE FUNDIT

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
6 Nëntor, 2025

Aeroporti i Vlorës do të jetë i përfunduar sipas kontratës, por operimi në të do të shtyhet përtej 1 marsit....

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me aeroportin e Vlorës, icili ka qenë në qendër të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com