Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit.

Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut.

Pas një beteje me zjarrin, ai tregon për agjencinë e lajmeve Reuters dëmet që ka pasur.

“Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku.

65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë.

“Jam marrë me objektet. S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”, shtoi ai.

Çlirimi tregon se ka humbur vreshtat e tij, më shumë se 500 pemë ulliri dhe të gjitha kafshët e tij, përveç qenit të tij besnik, Dasti.

“Janë rrafshuar 100% të gjitha prodhimet, arat, ullinjtë, vreshtat… vetëm qeni ka shpëtuar. Vajta ia zgjidha zinxhirin dhe erdhi pas meje nga frika. Nuk ndahej pas meje qeni”, tha Çoniku.

Gruaja e tij, Manushaqja, ishte evakuuar nga zjarrfikësit ditën e martë për shkak të rrezikut nga flakët, pasi zjarri u përhap me shpejtësi nga era në të gjithë fshatin. Por këtë të mërkurë, pas qetësimit të situatës, ajo u lejua të kthehej në shtëpi.

“Burri ka luftuar ashpër me flakët, por prapë jam shumë e kënaqur që më shpëtoi burri. Për mallin nuk dua ta di, se punoj dhe e bëj prapë”, tha ajo.

Zjarri, i nxitur nga erërat e forta, shkatërroi një pjesë të madhe të fshatit Skënderbegas. Flakët dogjën dhjetëra shtëpi dhe shkatërruan hektarë të tërë tokë bujqësore dhe sipërfaqe të mëdha me pyje.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT