Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

2025/08/13 at 3:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive në zonat:


Qarku Vlorë

Në bashkinë  Delvinë, situata e zjarrit është problematike, pasi zjarri ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore.

Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.

Në fshatin Bistricë, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. Zjarri zhvillohet në lartësi të malit. Nuk ka rrezik për banesat, po mbahet në kontroll.

Në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv të MZSH Finiq dhe 1 automjet 3 efektiv MZSH Sarandë.

Në Malin e Sopotit, bashkia Delvinë është aktivizuar një vatër zjarri, e cila po i afrohet territorit të bashkisë Gjirokastër. Në terren ndodhen forca nga MZSH Gjirokastër.

Qarku Dibër

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era  ka marrë përmasa. Në terren janë duke operuar forca nga MZSH, forcat e pyjores dhe punonjës të bashkisë si dhe forca të kompanive private të minierës, për shkak të terrenit e kanë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit i cili favorizohet nga era pranë Liqenit të Zi. Në terren ndodhen 30 forca nga FA dhe 50 forca nga bashkia

Në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, Bashkia Bulqizë, njësia administrative Martanesh, zjarri vijon aktiv. I prekur dhe fshati Val, por nuk paraqet rrezik për banesat. Po punohet për izolimin përfundimtar.

Në lagjen Miravec, fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër, është shfaqur një vatër e re zjarri në sipërfaqee shkurre, ferra dhe hamullore, por pa rrezik për banesa. Në terren janë 4 forca MZSH, 1 mjet zjarrëfikes.

Qarku Berat

Në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Vazhdon të mbetet aktive vatra e zjarrit në “Rezervatin e Menaxhuar  Balloll”, zonë e mbrojtur. Një pjesë e zjarrit po kalon në faqen perëndimore të Malit Selenicë, duke vendosur në rrezik disa banesa, fshati Çorogjaf, Lagje Selenicë. Në terren janë aktualisht 1 mjet zjarrfikës dhe 6 forca të FA, 1 mjet dhe 4 forca MZSH Dimal.

Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa. Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.

Në fshatin Mbrakull, njësia administrative bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren ka ende forca operacionale.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Vatra e zjarrit është riaktivizuar. Në vendngjarje po punojnë 3 automjete me 20 efektivë të MZSH si dhe 25 forca bashkiake. Ka përhapje të zjarrit dhe kërkohet mbështetje nga ajri.

Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar. Në terren po punojnë 6 forca zjarrfikëse dhe 2 mjete MZSH, 5 punonjës të Shërbimit Pyjor të bashkisë Skrapar, 5 forca vullnetare. Vatra është në Monitorim. Janë djegur rreth 100 ha me shkurre, ullinj dhe pemë frutore.

Në fshatin Çiflig, njësia administrative Poshnje, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje po shkojnë 8 efektivë të MZSH me 1 mjet.

Në fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte, e cila ka marrë përmasa. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 8 forca operacionale.

Qarku Tiranë

Në fshatin Spanesh, Kazie dhe Spille, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë.  Zjarri është vënë nën kontroll. Vatra nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, zjarri i nisur në datën 10.8.2025 po zhvillohet në territorin e këtyre fshatrave Ferraj dhe Zall Herr. Terreni kodrinor e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave dhe mjeteve nga toka. Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse me 4 mjete MZSH të bashkisë Tiranë dhe Kavajë, 11 forca AdZM, 5 forca APR si dhe forca të policisë së Shtetit.

Në  fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, zona e Arbanës, njësia administrative Vaqarr. Vatra është aktive në kodrat e Vaqarrit dhe Pezës. Nuk ka rrezik për banesa dhe po vazhdon monitorimi nga terreni.

Vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri vazhdon të përhapet në fshatin Durishtë. Në terren ndodhen 12 forca zjarrfikëse me 3 mjete MZSH, 5 fora APR si dhe prezencë e Policisë së Shtetit.

Në Kodër Selitë, njësia administrative nr. 5, është aktivizuar një vatër zjarri dhe është nën kontroll.

Qarku Gjirokastër

Në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatra e cila erdhi nga bashkia e Finiqit u hap në dy fronte në majën e Leftokaresë: në fshatrat Lugar e Frashtan, vatra u vu nën kontroll, ndërsa po punohet për fikjen e vatrës në drejtim të fshatit Dhuvjan.

Në fshatin Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë .Nga puna e forcave në terren është shmangur rreziku për banesat. Kane ndërhyrë 4 zjarrfikës, 8 forca bashkiake nga bashkia Gjirokastër dhe 2 mjete. Vijon puna për shuarjen përfundimtare.

Ne fshatin Koshtan njësia administrative Qesarat, bashkia Memaliaj. Është shmangur rreziku për banesat dhe situata është ne monitorim me 4 mjete zjarrfikës dhe 1 mjet fouristradë.

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Kodër. Janë djegur dy stalla bagëtish, 1 lopë, 2 viça dhe 1 kal. Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por e ka ulur disi intensitetin. Në terren operuan forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca nga FA. Sot vijon puna me forca në terren të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

Në fshatin Lazarat, bashkia Gjirokastër është shfaqur një vatër zjarri e ardhur nga Delvina.

Në bashkinë Dropull, fshati Goranxi mbi Manastirin e Shën Mërisë është shfaqur një vatër zjarri, e cila për momentin është normalizuar. Zjarri vazhdon matanë antenave të Sopotit në drejtim të Delvinës dhe Gjirokastrës.

Qarku Elbasan

Vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh. Janë duke operuar dy helikopterë EBA. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe mbi fshatin Skënderbegas ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.

Në fshatin Garunjë, njësia administrative Pajovë, bashkia Peqin është aktivizuar një vatër zjarri.

Në fshatin Polis Gurëshpat, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd është shfaqur një vatër e re zjarri. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 4  forca operacionale.

Qarku Shkodër

Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është në sipërfaqe  pyjore dhe me shtrirje të madhe. Forca në operacion: 65 efektive FA, 2 mjete ZF, 16 efektiv zjarrfikës dhe 2 mjete nga bashkia Fushë Arrëz. 77 forca të bashkisë dhe pyjore. 16 forca policore. Situata sot është më e qetë dhe banesat janë jashtë rrezikut.

Në bashkinë Puke është raportuar zjarr në sipërfaqe pyjore, Mesul. Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe mbahet në monitorim.

Në fshatin Shegan, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Terreni vështirëson punën e forcave. Në njësinë administrative Postribë situata është nën kontroll.

Qarku Kukës.

Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Monellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, është izoluar.

Qarku Korçë

Në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Vatra e zjarrit ngelet problematike për shkak të pranisë së municioneve, të cilët shpërthejnë herë par here. Në terren për vlerësimin e situatës në lidhje me municionet luftarake ndodhen ekipe xheniere nga FA. Situata po vijon të monitorohet.

Qarku Lezhë

Në fshatin Blinisht dhe Kotërr, njësia administrative Blinisht afër kishës së fshatit janë shfaqur dy vatra zjarri.



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore

Zonat në zjarre,ngrihet mekanizmi i emergjencës/Mobilizohen strukturat shëndetësore
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com