Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Eyal Zamir,gjenerali “rebel” që i tha jo Netanyahut për pushtimin e Gazës

2025/08/09 at 4:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është Eyal Zamir,gjenerali “rebel” që i tha jo Netanyahut për pushtimin e Gazës

Plani i  kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar Gazën shqetëson jo vetëm bashkësinë ndërkombëtare, por edhe udhëheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

Kryesor midis tyre është Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, i cili ka paralajmëruar se çdo pushtim i Rripit do të rrezikonte ta fuste Izraelin në një “vrimë të zezë” të kryengritjes së zgjatur, përgjegjësive humanitare dhe rrezikut në rritje për pengjet.

Por kush është Zamir, i cili aktualisht konsiderohet “armiku i parë vendas” i Netanyahut?

Studimet dhe karriera ushtarake

I lindur më 26 janar 1966, në Eilat, skaji më jugor i Izraelit me pamje nga Deti i Kuq, Zamir studioi shkenca politike në Universitetin e Tel Avivit dhe më pas u specializua në sigurinë kombëtare në Universitetin e Haifës. Pasi ndoqi akademinë ushtarake në Tel Aviv, ai filloi të shërbente në IDF, Forcat Mbrojtëse të Izraelit, në vitin 1984. Që andej, ai filloi ngritjen e tij të ngadaltë në pushtet, duke u bërë kreu i Komandës Jugore të IDF, sekretar ushtarak i kryeministrit dhe zëvendësshef i shtabit.

Në vitin 2023, ai u emërua drejtor i Ministrisë së Mbrojtjes nga ministri i atëhershëm Yoav Gallant, i cili mbeti në detyrë deri në nëntor 2024 pas muajsh “turbulencash” të rënda me Netanyahun. Pas largimit të Gallant, Zamir njoftoi qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen, por u bind të qëndronte nga Israel Katz, Ministri i ri (dhe aktual) i Mbrojtjes.

Në krye të IDF-së

Në mars të vitit 2025, Zamiri fitues i dy medaljeve për dy luftën u emërua Shef i Shtabit të IDF-së për të zëvendësuar Herzi Halevi-n, i cili la postin pasi mori përgjegjësinë e plotë për dështimin e 7 tetorit 2023, ditën kur Hamasi pushtoi territorin izraelit, duke vrarë 1,200 njerëz – civilë dhe ushtarë izraelitë – dhe duke rrëmbyer  250 të tjerë, përfshirë fëmijë. Tani, vetëm disa muaj pas emërimit të tij, Zamiri është përplasur me Netanyahun, duke shprehur dyshime dhe rezistencë ndaj planit për të pushtuar Gazën.

Siç raportohet nga media lokale, gjatë takimit maratonë me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë Izraelite, gjenerali paralajmëroi kryeministrin për rreziqet konkrete të planit të tij, të cilat mund të rrezikonin seriozisht jetën e pengjeve dhe ta lodhin më tej ushtrinë e shtetit hebre pas gati dy vitesh lufte.

Kritikat ndaj Netanyahut

“Ne do të vazhdojmë të shprehim qëndrimin tonë pa frikë, konkretisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, paralajmëroi Zamir. “Ushtria, do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, me integritet dhe vendosmëri, duke menduar vetëm për të mirën e vendit dhe sigurinë e tij”, shtoi ai.

Më pas, ai dha detaje rreth planit të Netanyahut, duke argumentuar se “nuk ka përgjigje humanitare për miliona njerëz që Izraeli do të zhvendosë në Gaza”. “Gjithçka do të jetë jashtëzakonisht komplekse”, shtoi gjenerali.

Zamir shprehu shqetësime më të gjera rreth zgjerimit të operacioneve ushtarake, të cilat do të vinin me koston e jetës së ushtarëve, do të shteronin burimet ushtarake dhe do të çonin në probleme serioze humanitare dhe shëndetësore. “Një operacion i tillë mund të zgjasë me muaj, duke përkeqësuar presionin mbi ushtrinë e rregullt dhe rezervat”, tha ai.

Lufta e brendshme

Fjalët e gjeneralit kanë shkaktuar trazira brenda qeverisë izraelite. “Nëse Zamir nuk është dakord, ai duhet të japë dorëheqjen“, thanë burime në zyrën e Netanyahut. Sipas Channel 12, ministrat e kabinetit kritikuan ashpër deklaratat e shefit të IDF-së, duke pretenduar se operacioni ushtarak tokësor i planifikuar për në maj 2025 dështoi të arrinte objektivat e tij të deklaruara. Zamir i kundërshtoi shkurt akuzat, duke theksuar se operacioni arriti të krijonte kushtet e nevojshme për shpëtimin e pengjeve të mbetura.

Por shefi i IDF-së padyshim nuk është i vetmi që kundërshton planin e pushtimit. Ai mbështetet edhe nga familjet e pengjeve, të cilat kanë frikë për fatin e të dashurve të tyre që mbahen ende nga Hamasi dhe të cilët në orët e fundit kanë demonstruar jashtë zyrës së Netanyahut në Jerusalem.

Ju sugjerojmë

FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar
Rajoni

FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar

10 Gusht, 2025 6:44 pm
Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin
Bota

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

10 Gusht, 2025 6:20 pm
Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
Aktualitet

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

10 Gusht, 2025 5:58 pm
Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde
Rajoni

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde

10 Gusht, 2025 5:28 pm
Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje
Rajoni

Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje

10 Gusht, 2025 4:55 pm
Trafik i rënduar në Lezhë/Radhë makinash në rrugët që të çojnë drejt plazheve
Aktualitet

Trafik i rënduar në Lezhë/Radhë makinash në rrugët që të çojnë drejt plazheve

10 Gusht, 2025 4:34 pm
Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet
Bota

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

10 Gusht, 2025 4:18 pm
Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike
Aktualitet

Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike

10 Gusht, 2025 3:54 pm
Tkurret ushtria e Koresë së Jugut, në gjashtë vitet e fundit ka pësuar rënie me 20%
Bota

Tkurret ushtria e Koresë së Jugut, në gjashtë vitet e fundit ka pësuar rënie me 20%

10 Gusht, 2025 3:38 pm
Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie
Kronikë

Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

10 Gusht, 2025 3:11 pm
Para
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë

Wall Stret Journal: Putin kërkon Donbasin dhe Krimenë, Ukrainës i jep...

Irani i arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

Irani i arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

Itali/ Ndjekje me shpejtësi, shqiptari rrezikon policë dhe udhëtarë, kapet pas 60 km

Itali/ Ndjekje me shpejtësi, shqiptari rrezikon policë dhe udhëtarë, kapet pas 60 km

TE FUNDIT

FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar

FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar
10 Gusht, 2025

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjilan, ku mbetën të vrarë tre persona me armë zjarri, policia e Kosovës...

Lexo më shumë

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin
10 Gusht, 2025

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për...

Lexo më shumë

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
10 Gusht, 2025

Policia e Gjirokastrës ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media, lidhur me krijimin e radhëve të gjata kilometrike...

Lexo më shumë

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde
10 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Gjilan, ku një person me armë zjarri ka vrarë tre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com