Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të ulen shpenzimet mujore për refugjatët ukrainas?

2025/08/05 at 9:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të ulen shpenzimet mujore për refugjatët ukrainas?

Kryeministri bavarez, kreu i CSU-së, Markus Söder, kërkon uljen e ndihmës financiare mujore për të gjithë refugjatët ukrainas. Ndihma sociale është bërë një temë e nxehtë.


Në Gjermani, që nga qershori i vitit 2022, refugjatët ukrainas kanë marrë automatikisht ndihmat sociale si të gjithë gjermanët, të ashtuquajturin Bürgergeld. Këto ndihma mujore për personat e papunë është 563 euro në muaj.

Kjo i dallonte ukrainasit nga azilkërkuesit e tjerë që marrin 460 euro në muaj dhe jetojnë në qendra ose strehimore me infrastrukturë të përbashkët (vetëm në raste të rralla mund t’u jepet leje për t’u zhvendosur në një apartament privat).

Këto ndihma të plota jepen për një periudhë 6 muajore, pas së cilës mund të zvogëloheshin nëse përfituesi nuk tregonte përparim në gjetjen e një pune ose të ardhurash. Ky rregull vlen edhe për shumën mujore të destinuar për azilkërkuesit ukrainas.

Sipas marrëveshjes së koalicionit midis kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, refugjatët ukrainas që erdhën në Gjermani pas 1 prillit 2025, nuk kanë më të drejtë për këto ndihma, por në vend të kësaj marrin kompensim si azilkërkues.

Kryeministri bavarez dhe kreu i CSU-së Markus Söder, në një intervistë me shërbimin publik ZDF, kërkoi që shuma më e ulët tani t’u jepet edhe atyre refugjatëve ukrainas që erdhën në Gjermani para 1 prillit të këtij viti.

Shpenzime të larta shtetërore

Duke shpjeguar iniciativën e tij, Söder tha, se “nuk ka vend në botë” që i trajton refugjatët ukrainas siç i trajton Gjermania kur bëhet fjalë për të ardhurat e shërbimit civil. Kjo është, sipas tij, një nga arsyet pse, siç e tha ai, “kaq pak njerëz nga Ukraina punojnë” në Gjermani, edhe pse kanë kualifikime të mira.

Agjencia Federale e Punësimit raporton se rreth një e treta e refugjatëve ukrainas në Gjermani janë të punësuar.

Söder nuk vuri në dyshim përfitimet e tjera për refugjatët nga Ukraina. Për shembull, këta njerëz regjistrohen në Shërbimin e Punësimit menjëherë pas mbërritjes, njësoj si të gjithë emigrantët e tjerë të rregullt. Nëse ata fillojnë trajnimin profesional (një trajnim klasik trevjeçar për një profesion), ai paguhet, si dhe kursi i integrimit që përfshin një kurs të gjuhës gjermane. Përveç trajnimit, shteti mbulon edhe kostot e transportit, librave ose materialeve, si dhe kujdesin për fëmijët.

Sipas një vlerësimi të përafërt, shteti gjerman paguan midis 1,700 dhe 2,000 euro në muaj për një refugjat nga Ukraina.

Në vitin 2024, në Gjermani kishte rreth 5.5 milionë njerëz që merrnin ndihma të tilla, përfshirë fëmijë dhe të rinj. Nga këta, 47 përqind – pak më shumë se 2.5 milionë vetë – nuk kanë pasaportë gjermane., E rreth 700,000 deri në 800,000 janë ukrainas.

Kostot e sigurimeve shoqërore janë rritur vitet e fundit: Gjermania ndau rreth katër miliardë euro më shumë vitin e kaluar sesa në vitin 2023 – një total prej 46.9 miliardë eurosh. Kjo përfaqëson një rritje prej mbi nëntë përqind.

Deri më tani, reagime të përziera, mbizotërojnë kritikat

Reagimet e para ndaj propozimit të Söder janë kritike. Ndër të parët që folën ishte ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeyev. Ai i tha radios Deutschlandfunk se propozimi ishte i vështirë për t’u kuptuar dhe i padrejtë, duke shtuar se ishte “gabim t’i bësh refugjatët ukrainas kurban” për barrën e sistemit gjerman.

Pati reagime të përziera nga vetë kristiandemokratët. Për shembull, Michael Kretschmer, kreu i partisë në Saksoni, tha se paratë që shteti ndan për ndihma duhet të ulen dhe se kostot e larta nuk duhet të injorohen.

Kreu i Shoqatës së Punëtorëve Kristiandemokratë të Gjermanisë, e cila vepron brenda CDU-së, Denis Rathke, e kritikoi ashpër Söderin si një “populist” që dërgon mesazhe të panevojshme sensacionale për publikun.

Ai beson se zbatimi i propozimit të Söderit do ta “bënte më të vështirë integrimin” e refugjatëve ukrainas në Gjermani. DW



Ju sugjerojmë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Para
Turqia njofton inflacion me 33,5 për qind

Turqia njofton inflacion me 33,5 për qind

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet antishqiptare..

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet antishqiptare..

Ish-presidenti brazilian dërgohet në arrest shtëpie

Ish-presidenti brazilian dërgohet në arrest shtëpie
















TE FUNDIT

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com