Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

2025/08/01 at 5:30 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë?


Kroacia  organizoi paradën e saj ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) të enjten, më 31 korrik. Ndërsa Beogradi, nga ana tjetër, po përgatit paradën e tij për datën 20 shtator.

Përgjigja ndaj një parade me paradë është vetëm një vazhdim i garës shumëvjeçare të armatimit që po zhvillohet midis Serbisë dhe Kroacisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e lidh pothuajse çdo blerje armësh me Kroacinë dhe armët e saj. Ai shpesh e ka shpallur Serbinë si “fuqinë më të fortë ushtarake në rajon”.

Por ndërsa parada ushtarake në Beograd pritet, si një lloj uverture për promovimin e oficerëve të rinj, e cila është planifikuar për të shtunën, më 2 gusht 2025, ajo tashmë po kritikohet shumë paraprakisht.

Për kritikët e regjimit, fakti që për shkak të të ashtuquajturit “Ćacilend” (siç quhet vendi ku janë mbledhur mbështetësit e Vuçiqit  në Beograd) në qendër të Beogradit, promovimi u zhvendos në kazermat në Banjica, tregon mungesën e respektit të qeverisë aktuale për Ushtrinë e Serbisë. Një poshtërim i tillë i Ushtrisë shihet si një mesazh se “Caciland” është më i rëndësishëm për Vuçiqin sesa forcat e armatosura të vendit.

Gjenerimi i intolerancës

“Nuk ka dyshim se Serbia dhe Kroacia po konkurrojnë për modernizimin e forcave të tyre të armatosura. Kroacia  është në NATO, por ende e sheh Serbinë si sfidën më të madhe të sigurisë. Edhe Serbia e sheh Kroacinë në të njëjtën mënyrë”, thotë analisti ushtarak Aleksandar Radiç për DW.

“Nuk mund t’i reduktojmë marrëdhëniet midis serbëve dhe kroatëve vetëm tek paradat ushtarake dhe armët. Në një farë mënyre është e habitshme që 30 vjet pas Operacionit Stuhia po krijohet kaq shumë intolerancë. Pas asaj ngjarjeje tragjike serbët nuk janë më të rëndësishëm në Kroaci për sa i përket numrit dhe rolit të tyre. Por Beogradi dhe Zagrebi kanë gjetur qartë një mënyrë për të vazhduar të gjenerojnë urrejtje dhe intolerancë”, tha Radiq për DW.

Paradë apo maskaradë?

“Unë i quaj këto parada si farsë që i shërbejnë vetëm publikut vendas”, thotë gazetari Davor Lukaç për DW. “Kroacia, si anëtare e NATO-s, nuk kërcënohet nga Serbia. Paradat ushtarake për të cilat po flasim shërbejnë vetëm për të rritur moralin dhe propagandën, sepse ata po përpiqen të tregojnë fuqinë e armëve të tyre, të cilat ndryshe nuk mund t’i përdorin kundër askujt në rajon.”

Edhe pse disa analistë besojnë se parada ushtarake kroate është një mesazh për Beogradin, Aleksandar Radiç beson “se ky rivalitet nuk është motivi për zhvillimin e paradës”.

“Kroacia i kushton shumë rëndësi përkujtimit të Operacionit Stuhia, ndaj edhe pritej që diçka e tillë të organizohej. Por tani kemi një paradë serbe dhe shtrohet pyetja se cili është motivi për organizimin e saj? Pavarësisht se sa Vuçiqi përpiqet ta paraqesë atë si një shfaqje fuqie ndaj Kroacisë, kjo paradë ka shumë më tepër të bëjë me problemet e tij të brendshme dhe protestat. Data e 20 shtatorit nuk ka asnjë rëndësi për Serbinë, nuk ka asnjë arsye për këtë paradë dhe mund të themi se është organizuar për t’i treguar Serbisë rebele se ‘Unë jam më i fortë se ti’. Ai kështu do të shpallë fitoren ndaj revolucionit me ngjyra”, thekson Radiç.

Serbia është ende në ligën e dytë

Si një moment domethënës në këtë garë rajonale armatimesh, Aleksandar Radiq thekson edhe anëtarësimin e Kroacisë në NATO, që “i jep asaj mundësinë për të blerë lloje të ndryshme armësh, sipas specifikimeve moderne, të cilat nuk janë në dispozicion të Serbisë. Kjo është arsyeja pse Serbia tani ka një përzierje armësh ruse, kineze, franceze dhe të gjitha kufizimet që sjell një gamë e tillë e larmishme. Duhet përmendur edhe trajnimi ushtarak i NATO-s –  ka njëfarë bashkëpunimi, por nuk ka gjasa që NATO t’i lejojë Serbisë qasje në të gjitha nuancat e trajnimit modern sipas standardeve të NATO-s”, tërheq vëmendjen Radiç.

Kush e mbështet “revolucionin me ngjyra”?

Gjatë muajve të protestave në Serbi, Kroacia u identifikua si një vend kyç që mbështeste të ashtuquajturin “revolucion me ngjyra”. Më vonë, u fajësuan disa vende të tjera perëndimore dhe shërbime sekrete, por nuk dihet nëse vërtet ka vende dhe shërbimet sekrete të përziera në protesta.

Kroacia mbeti kështu i vetmi vend i emëruar publikisht, ndërsa vendet perëndimore të paidentifikuara mbetën pjesë e paketës tabloide që përhapte retorikë anti-perëndimore në Serbi.

“Kjo është e rëndësishme për regjimin dhe Vuçiqin, sepse ende ka shumë refugjatë nga Krajina në Serbi”, thotë Lukaç, duke shtuar se “votuesit këtu ende besojnë, edhe pse është absolutisht e pamundur, se një luftë me Kroacinë është e mundur”.

“Qeveria po e shtyn vazhdimisht këtë. Për tridhjetë vjet, trauma e luftës në Kroaci është përdorur për të ruajtur tensionet si në Serbi ashtu edhe në Kroaci”, vëren Lukaç.

Një vlerësim i ngjashëm bëhet nga Aleksandar Radiç, i cili thotë se “Vuçiç po u dërgon mesazhe serbëve nga Krajina që janë votues të rëndësishëm dhe që kanë traumën e Operacionit Stuhia, si dhe qarqeve nacionaliste që kanë një ndjenjë revanshizmi ndaj Kroacisë”.

Sipas tij, kjo nuk është rastësi. “Është një situatë e pakëndshme për qeverinë. Shumica në Serbi beson se shërbimet e huaja të inteligjencës po e shkatërrojnë Serbinë, por qeveria, natyrisht, nuk do të thotë kurrë se është ndonjë vend perëndimor, sepse kjo nuk është shumë e përshtatshme dhe e zgjuar. Ndaj mbetet vetëm Kroacia”, përfundon Radiq./ DW



Ju sugjerojmë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
Kryesore

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

3 Shtator, 2025 1:28 pm
Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët
Bota

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

3 Shtator, 2025 1:15 pm
Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici
Kronikë

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici

3 Shtator, 2025 12:40 pm
Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë
Aktualitet

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

3 Shtator, 2025 11:37 am
Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës
Aktualitet

Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës

3 Shtator, 2025 11:25 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Reforma në sektorin e ujit, Rama: Vlora ishte në një situatë të papranueshme, por…

3 Shtator, 2025 11:19 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shkodër/Falsifikim dokumentesh, procedohet penalisht ish-punonjësi i gjendjes civile

3 Shtator, 2025 10:44 am
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Te Fundit

Lavrov: Rusia pret që bisedimet me Ukrainën të vazhdojnë

3 Shtator, 2025 10:28 am
Para
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person
















TE FUNDIT

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
3 Shtator, 2025

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti...

Lexo më shumë

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
3 Shtator, 2025

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten e 11 shtatorit 2025. Agjenda e kësaj mbledhje të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
3 Shtator, 2025

Kryetari i  PD, Sali Berisha ka folur në konferencën për mediat për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore dhe detergjenteve....

Lexo më shumë

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët
3 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, i cili drejton një koalicion të “paralizuar”, pretendon se çështja e korrupsionit kundër gruas së tij, Begoña Gómez,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com