Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, strukturë pranë Avokatit të Popullit, ka kryer një kontroll periodik në burgun e Durrësit, ku janë marrë në pyetje të gjithë të paraburgosurit lidhur me kushtet e qëndrimit dhe trajtimin nga stafi.
Sipas tvklan, mësohet se mes të pyeturve ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit.
Avokatët e Veliajt kanë denoncuar publikisht kushtet e trajtimit, duke i cilësuar ato si në kundërshtim me të drejtat bazë të njeriut.