Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon qeverinë italiane

2025/08/01 at 11:58 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon qeverinë italiane

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri.


“Përcaktimi i vendeve të treta si vende të sigurta origjine duhet të jetë i mundur të rishikohet në mënyrë efektive nga gjykata”, ka vendosur GJED, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e plotë të qendrave të ngritura në Shqipëri, sipas asaj që shkruan La Repubblica.

Prej muajsh tashmë, ato janë përdorur vetëm për të strehuar 25-30 emigrantë, ndërsa mbeten bosh rreth 400 vende që, sipas projektit fillestar të kryeministres Giorgia Meloni, do të duhej të strehonin kërkuesit e azilit të shpëtuar në det.

Çfarë vendosi gjykata?

Sipas gjykatës, një shtetas i një vendi të tretë mund të përballet me refuzimin e kërkesës së tij për mbrojtje ndërkombëtare nëpërmjet një procedure të përshpejtuar kufitare, nëse vendi i tij i origjinës është shpallur “i sigurt” nga një shtet anëtar.

Gjykata sqaron se një shpallje e tillë mund të bëhet përmes një akti ligjor, për sa kohë që ai akt mund të jetë objekt i një kontrolli gjyqësor efektiv, në lidhje me respektimin e kritereve thelbësore të përcaktuara nga e drejta e Bashkimit Evropian.

Së fundi, Gjykata thekson se, deri në hyrjen në fuqi të një rregulloreje të re që do të zëvendësojë direktivën aktuale, një shtet anëtar nuk mund të shpallë si vend “të sigurt” një vend të tretë që nuk përmbush, për kategori të caktuara personash, kushtet thelbësore për një shpallje të tillë.

Rregullorja e re, e cila do të lejojë parashikimin e përjashtimeve për kategori të qarta dhe të identifikueshme personash, do të hyjë në fuqi më 12 qershor 2026, megjithatë, legjislatori i BE-së mund ta përshpejtojë këtë afat.

Padia nga gjykatat italiane

Gjyqtarët e disa gjykatave italiane, përfshirë edhe Gjykatën e Kasacionit, të cilës iu drejtua Ministria e Brendshme Italiane pas vendimeve të përsëritura për anulimin e mbajtjes së emigrantëve në Shqipëri (por edhe në dy qendra të tjera në Itali për kërkuesit e azilit) iu drejtuan Gjykatës së Drejtësisë së BE-së me dy pyetje:

Pyetja e parë kishte të bënte me vetë përkufizimin e një vendi si “i sigurt”, edhe kur ekzistojnë kategori personash ose zona në rrezik. Edhe pse çdo qeveri ka të drejtën të përcaktojë listën e vendeve të sigurta, përfshirja e një shteti në atë listë nuk duhet të ndodhë nëse ai nuk i plotëson kushtet përkatëse.

Pyetja e dytë lidhej me mundësinë për të përfshirë në listë vende ku është konstatuar shkelja e të drejtave themelore dhe të panegociueshme të njeriut, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në dëm të një ose më shumë kategorive të njerëzve.

Ndikimi i vendimit mbi qeverinë

Me këtë vendim nuk do të jetë më e mundur të rikthehen fillimisht në qendrën pritëse në Shëngjin dhe më pas në Gjadër, emigrantët e shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane dhe që vijnë nga vende që Italia i konsideron si të sigurta, pra emigrantë që, sipas qeverisë, duhet të kthehen shpejt në vendet e tyre, sapo të përfundojë procedura e përshpejtuar kufitare.

Ky ishte një projekt që qeveria italiane ishte detyruar ta braktiste muajt e fundit, pasi shumë gjyqtarë italianë kishin konsideruar se rregullat ishin në kundërshtim me një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të tetorit 2024, dhe për këtë arsye i kishin drejtuar vetë Gjykatës pyetje paraprake mbi interpretimin e duhur të konceptit të “vendit të sigurt”.

Interpretimi i dhënë nga Gjykata e Drejtësisë i thotë gjyqtarëve italianë se ndërhyrja e tyre për të anuluar ndalimin e emigrantëve që vijnë nga një shtet i përfshirë nga qeveria në listën e vendeve të sigurta është e ligjshme.

La Repubblica shkruan se ky vendim e gjen të papërgatitur qeverinë e Melonit, e cila kishte llogaritur shumë një vendim në favor të saj.

Kjo bazuar edhe në ato që kishte parë të paralajmëruar në muajt e fundit nga qëndrimet politike të shumicës së shteteve të përfaqësuara në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, si dhe nga përputhshmëria me direktivën e re për kthimet, që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, menjëherë pas zbatimit të Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin.

Kujtojmë se në mars qeveria e Melonit vendosi të ndryshojë funksionin te qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër.

Nëse më parë ato ishin konceptuar për mbajtjen e emigrantëve të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare, tashmë përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që janë në pritje të riatdhesimit.

Por edhe për këtë, Meloni ka hasur telashe pasi Gjykata e Lartë në Romë kërkoi opinionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për rastet e dërgimit të dy emigrantëve, duke ngritur pikëpyetje për qëllimet për të cilat po shfrytëzohet aktualisht kjo qendër.

Në rastin e parë, kërkohet opinion për përputhshmërinë e dërgimit nga Italia në kampin e Shqipërisë të azilkërkuesve të refuzuar me qëllim riatdhesimin.

Ndërsa në rastin e dytë, opinioni kërkohet për dërgimin në Gjadër të azilkërkuesve të hyrë në mënyrë të paligjshme./tvklan



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Tha se punësimi në SHBA ka shënuar rënie, Trump shkarkon Komisioneren e Statistikave

2 Gusht, 2025 1:13 pm
Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
Politikë

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

2 Gusht, 2025 1:00 pm
Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?
Sport

Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?

2 Gusht, 2025 12:53 pm
Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë
Kronikë

Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë

2 Gusht, 2025 12:49 pm
Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit
Aktualitet

Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

2 Gusht, 2025 12:21 pm
Mashtruan përmes “call center”, Gjykata lë në burg 4 anëtarët e grupit
Kronikë

Mashtruan përmes “call center”, Gjykata lë në burg 4 anëtarët e grupit

2 Gusht, 2025 12:19 pm
Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike
Aktualitet

Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike

2 Gusht, 2025 11:56 am
E akuzon se e kërcënoi, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin Nik Gjeloshajt
Rajoni

E akuzon se e kërcënoi, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin Nik Gjeloshajt

2 Gusht, 2025 11:46 am
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Ambasada e SHBA ndan njoftimin për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë…

2 Gusht, 2025 11:42 am
Prokuroria kërkon 2.5 vite burg për futbollistin e Real Madrid
Sport

Prokuroria kërkon 2.5 vite burg për futbollistin e Real Madrid

2 Gusht, 2025 11:31 am
Para
Ndez zjarr pranë rezervuarit dhe dogji dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

Ndez zjarr pranë rezervuarit dhe dogji dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

“U rreshtua në llogoren e antiligjit”, Rama: Gjykatësi Balliu i dha pallatin e…

“U rreshtua në llogoren e antiligjit”, Rama: Gjykatësi Balliu i dha pallatin e…
















TE FUNDIT

Tha se punësimi në SHBA ka shënuar rënie, Trump shkarkon Komisioneren e Statistikave

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
2 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra Komisioneren e Byrosë së Statistikave të Punësimit, Doktoreshene e Shkencave Erika McEntarfer (mekentarfer),...

Lexo më shumë

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
2 Gusht, 2025

Delvina ishte një nga zonat me pasojë të rënda nga zjarret, ku disa banorë humbën shtëpinë e disa të tjerë...

Lexo më shumë

Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?

Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?
2 Gusht, 2025

Armando Broja është shumë pranë një tjetër kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas raportimeve të fundit nga “BBC...

Lexo më shumë

Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë

Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë
2 Gusht, 2025

Një hajdut serial ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. 21-vjeçari O.H., vidhte në Durrës dhe Tiranë, në vila,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com