Shiste lëndë narkotike Cannabis Sativa të ndarë në doza, arrestohet 31 vjeçari në Kuçovë. Policia sekuestroi në automjet dhe në banesën e tij: sasi (në trajtë boçeje) dhe doza Cannabisi, 5 peshore elektronike, 175 000 lekë, 1060 euro dhe shuma në valuta të tjera të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
‘Si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, operacioni “Qyteti”. Në kuadër të tij u vu në pranga shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë’, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas siguronte sasi Cannabis dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Kuçovës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.