Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8, një nga më të fortët të regjistruar ndonjëherë, goditi herët të mërkurën gadishullin lindor të largët dhe pak të populluar të Kamchatka-s në Rusi, duke shkaktuar lëkundje të forta dhe valë tsunami deri në katër metra në Oqeanin Paqësor.
Edhe pse në lëkundje të forta, mjekët në Kamçatka ruajtën qetësinë gjatë tërmetit të fuqishëm dhe nuk e ndaluan operacionin. Siç raportohet nga mediat, bluzat e bardha qëndruan me pacientin deri në fund.
Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se operacioni përfundoi me sukses dhe pacienti ndodhet në fazën e rikuperimit.
Videoja u bë virale në rrjet, kjo bëri që ky moment heroik të përshëndetej gjerësisht, ndërsa shumë e kanë cilësuar këtë veprim si një dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të mjekëve edhe në rrethana ekstreme.