Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas raportimit se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin ndaj të pandehurve.
Meta shkruan se nuk ka pasur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, ku sipas tij një gardian i IEVP “Jordian Misja” i komunikoi verbalisht se në orën 09:50 e kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi.
‘U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian.
Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur.
Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:
ZERO fakte penale!
ZERO prova penale!
ZERO akte dhe vendime të paligjshme!
ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!
ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!
ZERO pasuri të paligjshme!’, shkruan Meta.