Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

2025/07/24 at 9:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në doganë, duke shkaktuar radhë të gjata.

Për shkak të tymit, për gati dy orë u bllokua kalimi në pikën kufitare të Kakavijës.

Era ka favorizuar flakët, duke e përhapur zjarrin në pjesën veriore të fshatit, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Në vendngjarje kanë shkuar 7 zjarrfikëse nga Qarku i Gjirokastrës, të cilat kanë bërë të mundur të nxjerrin nga shtëpitë disa të moshuar, banesat e të cilëve u përfshinë nga flakët. Sipas kryetarit të bashkisë Dropull, ka dëme në banesa.

Situata në Kakavijë është normalizuar, pasi në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ardhur dy avionë nga pala greke, të cilët kanë bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve.

Një tjetër zjarr i fuqishëm ka përfshirë dy fshatra të Gjirokastrës, fshatrat Prongji dhe Kardhiq. Zjarri ka rrezikuar edhe zonat e banuara.

Situatë shqetësuese është edhe në Delvinë. Ndërhyrja nga toka është bërë shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur, ndaj autoritetet kanë angazhuar edhe dy helikopterë për të ndihmuar nga ajri në operacionin e shuarjes së flakëve.

Po ashtu, një tjetër vatër zjarri është edhe ajo në Kamicë të Malësisë së Madhe, ku po punohet për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë që situata është normalizuar në malin mbi fshatin Dukat në Vlorë. Sipas autoriteteve, të dy vatrat në këtë zonë janë drejt shuarjes totale.

Sipas emergjencave civile, vatra aktive ka edhe në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, si dhe në Parkun Kombëtar të Lurës.

Klan News

Ju sugjerojmë

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
Kryesore

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

17 Nëntor, 2025 1:07 pm
SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

17 Nëntor, 2025 1:03 pm
Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
Politikë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

17 Nëntor, 2025 12:36 pm
Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
Sport

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

17 Nëntor, 2025 12:28 pm
SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat
Aktualitet

Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat

17 Nëntor, 2025 11:48 am
Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie
Bota

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

17 Nëntor, 2025 11:47 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Politikë

Çelja e grup-kapitullit të fundit, Begaj: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE

17 Nëntor, 2025 11:24 am
Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia
Kryesore

Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia

17 Nëntor, 2025 11:02 am
Para
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

TE FUNDIT

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
17 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u bëri thirrje të dielën në mbrëmje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e...

Lexo më shumë

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
17 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga konferenca e përditshme për shtyp me gazetarët, paralajmëroi se sot opozita inauguron “fillimin...

Lexo më shumë

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
17 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen...

Lexo më shumë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
17 Nëntor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se PD kishte kërkuar mocion me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com